By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Franca në prag të emërimit të qeverisë së re
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Franca në prag të emërimit të qeverisë së re
Bota

Franca në prag të emërimit të qeverisë së re

admin
Last updated: 20/09/2024 10:15
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Franca është në prag të shpalljes së një qeverie të re pas muajsh grindjesh politike dhe zgjedhjeve të parakohshme legjislative të fragmentuara që dukej se më shumë shtronin pyetje sesa përgjigje.

Së fundmi, kryeministri Michel Barnier u pa teksa shkonte në Pallatin Elysee për t’ia paraqitur kabinetin e tij presidentit Emmanuel Macron pas disa javësh përpjekjesh për të krijuar një qeveri.

Zyra e kryeministrit konfirmoi se një marrëveshje e qeverisë është arritur.

Bëhet e ditur se vetë Barnier ishte një zgjedhje e diskutueshme për kryeministër, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Macron ndezi zemërim nga i gjithë spektri politik kur emëroi ish-negociatorin e Brexitit në zyrën e dytë më të lartë në vend, për shkak të zgjedhjeve të ndara në qershor dhe korrik, të cilat kthyen një ndarje mjaft të barabartë në krahun e majtë, të qendrës dhe të ekstremit të djathtë.

Natyra e fragmentuar e parlamentit e bëri të paqartë se ku do të merrte mbështetjen e tij Barnier, vetë konservator dhe kush do të ishte i gatshëm të bënte lëshime, veçanërisht duke pasur parasysh zgjedhjet e vështira politike që do të duhet të bëjë qeveria e ardhshme.

Siç raportohet, Macron tani duhet të miratojë kabinetin.

Sipas mediave franceze, senatori Bruno Retailleau është emëruar Ministër i Brendshëm, ndërsa Jean-Noel Barrot nga Sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane do të kalojë në Ministër të Jashtëm.

Ministri i Mbrojtjes Sebastien Lecornu thuhet se do të qëndrojë në postin e tij, pasi Antoine Armand do të kalojë në Ministrinë e Financave.

You Might Also Like

Koalicioni qeverisës japonez drejt shpërbërjes

Armëpushimi, Gjermania hap rrugën për rindërtimin e Gazës, jep 29 milionë euro ndihmë humanitare

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 godet Filipinet, alarm për cunami

Trump: I kam dhënë fund 8 konflikteve, por nuk e bëra për Nobelin

Izraeli miraton planin e Trump për armëpushimin në Gaza

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Tentim grabitje në Klinë, personi që ishte në vendin e punës lëndohet me thikë nga të dyshuarit
Next Article Topallov: Institucionet bullgare janë të unifikuar për çështjen maqedonase, Shkupi është i varur nga Beogradi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?