By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Franca regjistron rreth 1 000 vdekje shtesë ndërsa nxehtësia ekstreme thyen rekordet evropiane
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Franca regjistron rreth 1 000 vdekje shtesë ndërsa nxehtësia ekstreme thyen rekordet evropiane
Bota

Franca regjistron rreth 1 000 vdekje shtesë ndërsa nxehtësia ekstreme thyen rekordet evropiane

admin
Last updated: 29/06/2026 13:49
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Paris, 29 qershor, Zhurnal.mk – Franca regjistroi rreth 1 000 vdekje shtesë, javën e kaluar gjatë kulmit të valës rekord të të nxehtit, njoftoi sot agjencia kombëtare e shëndetit publik, raportoi AP.

Sipas autoriteteve, vetëm gjatë tri ditëve më të nxehta u regjistruan mbi 1 200 vdekje të mërkurën dhe më shumë se 1 400 të enjten e të premten, ndërsa para valës së të nxehtit vendi regjistronte mesatarisht 900–1000 vdekje në ditë. Rreth 85% e viktimave ishin mbi 65 vjeç.

Ndërkohë, temperaturat rekord vijuan të thyenin kufijtë në Evropë. Gjermania regjistroi 41,7 gradë Celsius, Polonia 40,5 gradë Celsius, ndërsa Çekia arriti rekordin historik prej 41,9 gradë Celsius.

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus paralajmëroi se Evropa, është kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë, me ritëm dy herë më të lartë se mesatarja globale.

Sipas tij, mbi 150 milionë njerëz po përballen me temperatura ekstreme dhe që nga 21 qershori janë regjistruar më shumë se 1 300 vdekje të lidhura me të nxehtin.

Një studim i publikuar nga “World Weather Attribution” arriti në përfundimin se, vala rekord e të nxehtit, nuk do të kishte qenë e mundur pa ndryshimet klimatike.

Temperaturat e larta shkaktuan gjithashtu zjarre në pyje në Gjermani, dëmtime në rrugë dhe hekurudha, ndërsa në Berlin policia përdori topa uji për të freskuar banorët dhe turistët pranë Portës së Brandenburgut.

You Might Also Like

Ukraina merr 2.9 miliardë euro mbështetje ekonomike nga BE-ja

Macron kërkon bashkëpunimin e G7 për të frenuar rritjen e çmimeve të karburanteve

Tre të arrestuar me dyshimin për sulm terrorist

BE kundërshton kërcënimet e SHBA-së për rezervat e naftës

Bashkëpunimi shumëpalësh bën që qeverisja globale të japë rezultate konkrete

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Të paktën 1 450 të vdekur dhe 33 të mbijetuar pas tërmeteve
Next Article Spanja arreston kreun e mafias “Ndrangheta” më të kërkuar të Italisë, “Don Mico”
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Maqedonia i përket BE‑së, do ta presim me identitetin dhe gjuhën maqedonase
Maqedoni
Çfarë mesazhi sjell Ursula von der Leyen në Shkup? Reformat dhe vetoja bullgare në fokus
Maqedoni TOP LAJM
ISHP: 829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, 19 meshkuj të prekur
Shqipëri
Hulumtim i ISPPI: Komunikimi human është koncepti më i rëndësishëm për shëndetin mendor dhe për parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?