By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Spanja arreston kreun e mafias “Ndrangheta” më të kërkuar të Italisë, “Don Mico”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Spanja arreston kreun e mafias “Ndrangheta” më të kërkuar të Italisë, “Don Mico”
Bota

Spanja arreston kreun e mafias “Ndrangheta” më të kërkuar të Italisë, “Don Mico”

admin
Last updated: 29/06/2026 13:51
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Madrid, 29 qershor, Zhurnal.mk – Policia spanjolle ka arrestuar kreun e mafias italiane “Ndrangheta”, një nga organizatat kriminale më të fuqishme me qendër në Kalabri, thanë autoritetet.

Prokurorët italianë në Kalabri, e kanë identifikuar të arrestuarin si Domenico Paviglianiti, i njohur edhe me nofkën “Don Mico”, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar, me urdhërarresti evropian që nga viti 2022.

I dyshuari u arrestua në Soria, rreth 200 kilometra në verilindje të Madridit, njoftoi dje në mbrëmje Policia Kombëtare Spanjolle.

Arrestimi i tij, erdhi pas disa muajsh hetimesh të përbashkëta, mes autoriteteve spanjolle dhe italiane.

Sipas policisë spanjolle, në Itali ai akuzohet për një sërë veprash penale, përfshirë krime të dhunshme, trafik droge dhe pastrim parash. Ai përballet me 19 vite burg.

Policia publikoi gjithashtu, një video në platformën X, ku i dyshuari shihet duke u shoqëruar i prangosur pa rezistencë.

Autoritetet në Kalabri thanë se procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë, pritet të nisin në ditët në vijim, në mënyrë që ai të vuajë dënimin e dhënë.

Sipas medias spanjolle, 65-vjeçari konsiderohet një nga të arratisurit më të kërkuar të Italisë dhe është arrestuar disa herë më parë, në Spanjë.

Ai u arrestua fillimisht, në vitin 1996 dhe u ekstradua në Itali në vitin 1999, ku më pas vuajti rreth 20 vite burg, përpara se të lirohej për shkak të një gabimi në llogaritjen e dënimit, raportuan gazetat “El Mundo” dhe “El País”.

Më vonë u arrestua sërish në Madrid në vitin 2021, por u lirua pasi dënimi i tij kishte përfunduar.

Sipas “El Mundo”, ai kishte jetuar një jetë të qetë në Soria, një qytet me rreth 40,000 banorë, nën mbrojtjen e një truproje.

“Ndrangheta” konsiderohet, një nga organizatat mafioze më të fuqishme në botë, dhe ka qenë në qendër të një lufte të përgjakshme klanesh në vitet 1980 dhe fillim të viteve 1990, që shkaktoi rreth 700 të vrarë.

You Might Also Like

Objekti i panjohur shkel hapësirën ajrore të Moldavisë

Letonia kërkon 7 miliardë euro nga BE-ja për të përballuar pasojat e luftës së Rusisë

Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq

Trump rindez polemikat: Ngushtica e Hormuzit do bëhet territor amerikan

Masakër në Spanjë, katër të vrarë në një përplasje mes bandave – mes viktimave një i mitur dhe një grua shtatzënë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Franca regjistron rreth 1 000 vdekje shtesë ndërsa nxehtësia ekstreme thyen rekordet evropiane
Next Article Harry Maguire mirëpret rikthimin e Marcus Rashfordit te Man Unitedi
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje
Maqedoni TOP LAJM
Objekti i panjohur shkel hapësirën ajrore të Moldavisë
Bota
Letonia kërkon 7 miliardë euro nga BE-ja për të përballuar pasojat e luftës së Rusisë
Bota
Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?