By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Fundi i politikës pro ruse të Orban, Hungaria shpall Rusinë kërcënim
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Fundi i politikës pro ruse të Orban, Hungaria shpall Rusinë kërcënim
Bota

Fundi i politikës pro ruse të Orban, Hungaria shpall Rusinë kërcënim

admin
Last updated: 26/08/2026 12:28
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Budapest, 26 gusht, argument.mk/ – Qeveria e re e Hungarisë e ka cilësuar Rusinë një “kërcënim”, duke shënuar një ndryshim të rëndësishëm nga politika e jashtme pro-ruse e ndjekur gjatë viteve të qeverisjes së ish-kryeministrit Viktor Orban.

Ky qëndrim është përfshirë në një dokument që përcakton udhëzimet për delegacionin hungarez në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që do të zhvillohet në shtator.

Dokumenti është nënshkruar nga pasardhësi i Orban, Peter Magyar, dhe është publikuar dje në mbrëmje në Fletoren Zyrtare të Hungarisë.

“Hungaria dënon agresionin ushtarak rus dhe mbështet plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht”, thuhet në dokument.

Në të theksohet gjithashtu se Hungaria njeh të drejtën e Ukrainës për vetëmbrojtje.

“Sjellja e Rusisë përbën kërcënim për Hungarinë, Evropën dhe rendin global”, vijon dokumenti.

Budapesti deklaron se mbështet të gjitha përpjekjet që mund të çojnë në negociata për një paqe të qëndrueshme dhe garanci afatgjata sigurie për Ukrainën.

Gjatë 16 viteve të qeverisjes së Orban, Hungaria shpesh e zbuti ose pengoi zbatimin e sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë dhe ndërmori fushata kundër Ukrainës, e cila prej shkurtit 2022 po përballet me pushtimin e plotë rus.

Qëndrimi i Budapestit është kritikuar vazhdimisht nga Bashkimi Evropian.

Pas ardhjes në pushtet, Magyar njoftoi menjëherë një ndryshim të politikës së jashtme dhe distancim nga qasja e paraardhësit të tij.

Qeveria e tij e qendrës së djathtë, lejoi në qershor nisjen e negociatave për anëtarësimin e Ukrainës në BE, një proces që Orban e kishte bllokuar për dy vjet.

Në bisedimet dypalëshe me Ukrainën, Hungaria ka zgjidhur gjithashtu, shumicën e çështjeve të diskutueshme në marrëdhëniet me vendin fqinj, përfshirë të drejtat e pakicës hungareze në rajonin ukrainas të Transkarpatisë, pranë kufirit me Hungarinë.

Megjithatë, ndryshe nga vendet e tjera të NATO-s, Hungaria vazhdon të refuzojë dërgimin e armëve në Ukrainë.

Qeveria e Magyar kundërshton gjithashtu, procesin e përshpejtuar të anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian.

You Might Also Like

Fidan: Shpërbërja e SDF-së, e mirëpritur nëse zbatohet në terren

Tërmeti me magnitudë 5.1 shkakton evakuime në Bogota dhe Bucaramanga

Alarm në Berlin/ Bomba 100 kg e Luftës së Dytë Botërore nxirret nga kanali, evakuohen mijëra banorë

Stuhia e fortë godet Nepalin dhe Tibetin, 17 të vdekur, qindra të zhdukur

Kina dhe India zhvillojnë bisedime në Pekin midis përfaqësuesve të posaçëm për çështjen e kufirit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Irani dhe Omani drejt marrëveshjes për lundrim të sigurt në Ngushticën e Hormuzit
Next Article Trump: Hormuzi është çminuar, çdo përpjekje e Iranit do të ndëshkohet
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Cili interes është më i rëndësishëm: ai shtetëror apo ai rajonal me agjenda eksplicite panetnike?
Maqedoni TOP LAJM
Fidan: Shpërbërja e SDF-së, e mirëpritur nëse zbatohet në terren
Bota
Tërmeti me magnitudë 5.1 shkakton evakuime në Bogota dhe Bucaramanga
Bota
Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?