By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare nga 18 prilli deri më 6 maj
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare nga 18 prilli deri më 6 maj
MaqedoniTOP LAJM

Fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare nga 18 prilli deri më 6 maj

admin
Last updated: 15/02/2024 08:16
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 15 shkurt – Fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të planifikuara për 8 maj të këtij viti, fillon më 18 prill në ora 00:00 dhe do të zgjasë deri në orën 24:00 të 6 majit, njoftoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Sipas librit të afateve të miratuar nga KSHZ, fushata zgjedhore fillon 20 ditë para ditës së zgjedhjeve dhe në rrethin e parë dhe të dytë të votimit nuk guxon të zgjasë 24 orë para ditës së zgjedhjeve dhe në ditën e zgjedhjeve.

Rezultatet e sondazheve të opinionit publik lidhur me pjesëmarrësit në procesin zgjedhor publikohen më së voni pesë ditë para ditës së caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve, më së voni më 2 maj deri në orën 24:00.

Pjesëmarrësit në zgjedhje, listat me kandidatë për deputetë duhet t’i dorëzojnë në KSHZ më së voni deri më 2 prill, deri në orës 24:00 – 35 ditë para ditës së zgjedhjeve.

Shortin për përcaktimin e listës së vetme të kandidatëve për deputetë KSHZ-ja do ta mbajë më së voni më 13 prill.

Inspektimi publik i Listës Zgjedhore fillon më 28 shkurt, ndërsa do të zgjasë deri më 18 mars në orën 24:00, deri në të cilën mund të dorëzohen edhe kërkesat për regjistrim, plotësim ose fshirje të të dhënave në Listën Zgjedhore.

Mediat dhe mediat elektronike (portalet e internetit), nëse ofrojnë reklama politike me pagesë për pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore, janë të obliguara të regjistrohen në KSHZ në afat prej tri ditësh nga dita e shpalljes së zgjedhjeve. Transmetuesit, mediat e shkruara dhe mediat elektronike (portalet e internetit) që nuk regjistrohen në KSHZ, nuk do të kenë të drejtë të përdorin mjete financiare për reklama politike me pagesë, të siguruara nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

You Might Also Like

Kanalet, varrezat dhe gropa septike si faktorë rreziku për përhapjen e mushkonjave

Tarifat shkollore po e rëndojnë përsëri buxhetin familjar: Prindërit presin ndihmë nga Qeveria

Incidenti me Himnin në Pustec, Tedi Blushi reagon ndaj qëndrimit të Ramës

Nafta 60 lekë më lirë, qytetarët e Dibrës drejt Maqedonisë së Veriut, radhë në Bllatë

Pagesa online për të huajt që u kapën nga “Safe City”! 8 sportele në Tabanocë, por sërish ka ankesa për pritje të gjata

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mot me diell me vranësira të vogla, do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e përforcuar nga veriu
Next Article Akademi Solemne me rastin e hapjes së Qendrës për Transplant të Qelizave Staminale Hematopoetike

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kanalet, varrezat dhe gropa septike si faktorë rreziku për përhapjen e mushkonjave
Maqedoni TOP LAJM
82-vjeçari nga Velesi e rrahu gruan e tij për një kohë të gjatë, arrestohet nga policia
Kronika
Tarifat shkollore po e rëndojnë përsëri buxhetin familjar: Prindërit presin ndihmë nga Qeveria
Maqedoni
Haxhiu në pritjen e Mattarellës dhe Melonit para hapjes së Lojërave Mesdhetare
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?