By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Garanci nga Brukseli dhe respektim nga Sofja”, mesazhet e Mickoskit nga Samiti në Londër
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > “Garanci nga Brukseli dhe respektim nga Sofja”, mesazhet e Mickoskit nga Samiti në Londër
Maqedoni

“Garanci nga Brukseli dhe respektim nga Sofja”, mesazhet e Mickoskit nga Samiti në Londër

admin
Last updated: 23/10/2025 18:23
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Londër, 23 tetor – Tema për integrimet në BE ka dominuar në takimet në Londër, tha kryeministri Hristijan Mickoski. Ai është takuar me ministrin francez për Evropën, të afërt me presidentin Macron, të cilit ia ka përcjellë qëndrimet e Maqedonisë.

“Duhet të ketë dorëzim në pjesën e garancisë nga vetë Bashkimi Evropian, duhet të ketë dorëzim nga fqinji ynë lindor në pjesën e respektimit të së drejtës ndërkombëtare, respektimit të institucioneve evropiane, siç është Gjykata për të Drejtat e Njeriut, integrimin e komunitetit maqedonas brenda Këshillit Ministror për pakicat te fqinji ynë lindor, e kështu me radhë. Këto nuk janë kushte shtesë – kjo do të thotë partneritet, kjo do të thotë marrëdhënie të mira fqinjësore”, tha Hristijan Mickoski.

Ndërkohë që Mickoski kërkon garanci, nga i njëjti samit në Londër përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme, Kaja Kallas, dërgoi sinjal tjetër. Sipas saj, dera për anëtarësim tashmë është e hapur.

“Dritarja për zgjerimin e BE-së tani është hapur gjerë. Sot në Londër u takuam me partnerët tanë nga Ballkani Perëndimor për ta thelluar bashkëpunimin tonë në fushën e sigurisë, energjetikës dhe ekonomisë. Zgjerimi i BE-së është një investim gjeostrategjik në sigurinë e gjithë Evropës. Së bashku mund ta kapërcejmë këtë”, u shpreh Kaja Kallas, Përfaqësuese eLartë E BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri.

Pavarësisht kërkesave, Mickoski në një intervistë për TVM tha se mbetet optimist, veçanërisht pas, siç e quajti ai, diskutimit frymëzues me kancelarin gjerman Merc, i cili ka dhënë drejtim të qartë se si e sheh rajonin në të ardhmen. Megjithatë, kryeministri theksoi se më e rëndësishme mbetet detyra e brendshme.

“Unë mbetem optimist, por e rëndësishme është të dorëzojmë detyrën e brendshme. Kjo është më e rëndësishmja – këto janë reformat dhe këtë do ta bëjmë në periudhën që vjen. E ardhmja e shtetit është brenda Bashkimit Evropian – ky është një nga qëllimet tona të fundit strategjike. Ne do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për ta përmbushur këtë qëllim strategjik, por njëkohësisht edhe për t’i mbrojtur interesat maqedonase”, u shpreh Mickoski.

Përveç eurointegrimeve, në samit është biseduar edhe për sigurinë, ku Mickoski ka theksuar projektet energjetike si interkonektorët e gazit me Greqinë dhe Serbinë dhe rëndësinë e korridoreve 8 dhe 10. Ndërsa kryeministri britanik Starmer i ka ofruar ndihmë nga ekspertët dhe policët britanikë për mbrojtjen e kufirit juglindor nga migracioni i paligjshëm.

You Might Also Like

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin

Për shkak të rrezikut të shtuar nga zjarret, Qeveria shpall gjendje krize 30-ditore në të gjithë vendin

Këto janë qytetet më të këqija në Maqedoninë e Veriut për jetën e të rinjve

Mickoski takon kryeministrin serb në Ohër, shprehin gatishmëri për avancimin e marrëdhënieve miqësore

Mucunski e priti kryeministrin serb Gjuro Macut në Ohër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Miloshoski: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, koalicioni qeveritar është stabil, ndërsa BDI mbetet në opozitë
Next Article Gostivari me shërbime të reja ortopedike e traumatologjike, ministri Aliu: “Shëndetësia më afër qytetarit”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin
Maqedoni
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosovë
Nis gjyqi për masakrën e Reçakut
Kosovë
Qytetarët marshojnë në bulevard dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?