By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ‘Garë’ edhe në mes të miliarderëve: Ish-pronari i Dallas Mavericks në krah të Harrisit, Musk mbështet Trumpin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > ‘Garë’ edhe në mes të miliarderëve: Ish-pronari i Dallas Mavericks në krah të Harrisit, Musk mbështet Trumpin
Bota

‘Garë’ edhe në mes të miliarderëve: Ish-pronari i Dallas Mavericks në krah të Harrisit, Musk mbështet Trumpin

admin
Last updated: 18/10/2024 15:39
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kamala Harris dhe Donald Trump prej muajsh zhvillojnë një fushatë elektorale që do të kulmojë me zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit dhe për të fituar “angazhuan” dy miliarderë – Mark Cuban dhe Elon Musk.

Cuban dhe Musk njihen si biznesmenë shumë të suksesshëm që kanë fituar para në sektorin e teknologjisë dhe ndajnë aktivitetin në rrjetet sociale.

Megjithatë, ata qëndrojnë në anët krejtësisht të ndryshme të krahëve politik në SHBA. Shumë është folur tashmë për Muskun dhe marrëdhëniet me Trumpin, e cila tani është rritur në paraqitje të drejtpërdrejta në mitingjet e republikanit, por tani edhe Cuban i është bashkuar në mënyrë aktive fushatës së kandidates demokrate për presidente.

Ndërsa Musk foli në mitingun e Trumpit në Pensilvani, Cuban iu bashkua fushatës së Harrisit në Wisconsin.

Kështu, ish-pronari i ekipit të NBA-së, Dallas Mavericks tha se idetë e Trumpit në lidhje me tarifat dhe ekonominë janë “të çmendura” dhe se është “e pabesueshme” që 78-vjeçari mendon se Kina do të paguajë çmime të tilla.

“Ky është i njëjti njeri që tha se do të ndërtonte një mur në kufirin me Meksikën dhe ata do të paguanin për të”, pohoi Cuban.

Nga ana tjetër, Musk mbajti mitingun e parë i vetëm në favor të kandidatit republikan, në shtetin kyç federal të Pensilvanisë.

Pronari i Teslas dhe Space X e krahasoi situatën në kufirin SHBA-Meksikë me një “apokalips zombie” dhe tha se qytetet amerikane nuk janë më të sigurta.

“Nëse do të kemi edhe katër vite të tjera si kjo, ne do të jemi krejtësisht “Mad Max”. Pensilvania është çelësi në këto zgjedhje dhe këto zgjedhje do të vendosin fatin e Shteteve të Bashkuara dhe së bashku me fatin e Amerikës, fatin e qytetërimit perëndimor”, tha Musk.

Ndryshe, zgjedhjet presidenciale amerikane pritet të mbahen më 5 nëntor (e martë).

You Might Also Like

Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë

Orteku godet Himlung Himal, të paktën 10 të zhdukur, moti i keq pengon operacionet e shpëtimit

Reagon Beogradi pas arrestimit të nëntë personave në Zubin Potok

Para se të dalë në rrugë: si testohet një automjet kinez me energji të re?

“E vrava pa dashje”/ Trupi i 39-vjeçarit gjendet i copëtuar në Torino, festa me drogë përfundon në krim makabër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Komisioni Hetimor i “Sterilizimit” vijon punën pa opozitën, Vokshi: Kallëzim penal për Ndrecën
Next Article Ukraina po braktiset nga Europa, Scholz: Konflikti në Ukrainë nuk duhet të kthehet në luftë me NATO

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?