By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Komisioni Hetimor i “Sterilizimit” vijon punën pa opozitën, Vokshi: Kallëzim penal për Ndrecën
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Komisioni Hetimor i “Sterilizimit” vijon punën pa opozitën, Vokshi: Kallëzim penal për Ndrecën
Shqipëri

Komisioni Hetimor i “Sterilizimit” vijon punën pa opozitën, Vokshi: Kallëzim penal për Ndrecën

admin
Last updated: 18/10/2024 15:37
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Komisioni hetimor për shërbimet publike të Sterilizimit dhe të Check-up në Shëndetësi ka vijuar sot punimet, ku është parashikuar thirrja e dëshmitarëve, pa prezencën e deputetëve të opozitës.

Në këtë mbledhje, komisioni zhvilloi seanca dëgjimore me dëshmitarë, për të sqaruar rrethana të ndryshme që lidhen me çështjen, sipas rregullave të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale.  Përkatësisht, seancat dëgjimore u zhvilluan me Mimoza Dhëmbi Drejtoreshë ë Përgjithshme e Buxhetit në Ministrinë e Financave, Reida Kashta Drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë së Prokurimit Publik,  Rovena Beqiraj ish drejtoreshë e ATRAKO (Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve), Alma Hiçka ish Avokate e Përgjithshme e Shtetit dhe Eduart Ahmetaj, ish drejtor i Agjencisë së Prokurimit Publik.

Mbledhja vazhdoi me pyetje-përgjigje midis anëtarëve të komisionit dhe dëshmitarëve.

Në një konferencë për mediet nga kryesia e Kuvendit, kryetarja e komisionit hetimor, deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, së bashku me deputetin e Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, anëtar në komisionin hetimor, bënë me dije se do të bëjnë kallëzim në SPAK për Plarent Ndrecën, për shpërdorim detyre.

Teksa sqaroi arsyen e mungesës së opozitës në komision, deputetja demokrate tha për mediet se veç Ndrecës, kallëzim penal për shpërdorim detyre do të bëhet edhe për Genci Gjonçajn, sekretar i përgjithshëm i Kuvendit si dhe punonjës të Gardës, pasi kanë penguar funksionimin e komisionit, duke mos lejuar futjen e deputetëve të opozitës në komision.

“Do të dorëzojmë kallëzim penal për Plarent Ndrecën, Genci Gjoncaj dhe punonjës të Gardës së Republikës, ku i kërkojmë SPAK ti hetojë për veprën penale “Shpërdorim i Detyrës”, në bashkëpunim. Po ashtu, kërkojmë shqyrtimin e këtij kallëzimi dhe kryerjen e hetimeve në një kohë sa më të shpejtë. Ju sigurojmë se opozita në komision apo jashtë komisionit do t’i kryejë deri në fund detyrat e saj”, u shpreh Vokshi.

Duke u ndalur te kërkesa drejtuar Kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali një javë më parë, ku kërkonte përjashtimin e Plarent Ndrecës nga pozicioni i zëvendëskryetarit të komisionit hetimor, Vokshi tha se kryeparlamentarja nuk pranoi asnjë nga kërkesat.

“Nuk kishim iluzion që Spiropali do të pranonte ndonjë nga kërkesat. Të gjitha kërkesat tona janë refuzuar”, u shpreh Vokshi.

Sa i takon kërkesës drejtuar Komisionit të Etikës për lejimin e deputetëve të opozitës që të marrin pjesë në komision, Vokshi tha se komisioni nuk është mbledhur.

“I kemi kërkuar kryetares së Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën Klotilda Bushka, që të heqë dënimin, ndëshkimin që ajo u ka bërë deputetëve anëtarë të Komisionit. Komisioni nuk është mbledhur”, tha Vokshi.

Po ashtu Vokshi tha se Komisioni i Etikës nuk është mbledhur as për kërkesën e deputetëve të PD-së për marrjen e masave disiplinore, për Plarent Ndrecën, Erion Braçen dhe Ilir Metajn.

“Komisioni do duhej të ishte mbledhur brenda 48 orëve, por në kundërshtim me rregulloren Komisioni i Etikës nuk është mbledhur”, u shpreh Vokshi.

Vokshi nënvizoi se do të kërkojë shtyrje të afatit të Komisionit Hetimor.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Takim me investitorët italianë, Gonxhja: Angazhim për të forcuar bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve
Next Article ‘Garë’ edhe në mes të miliarderëve: Ish-pronari i Dallas Mavericks në krah të Harrisit, Musk mbështet Trumpin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?