By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gashi u takua me eurodeputetin austriak, Vajc dhe Tijs Ruten
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Gashi u takua me eurodeputetin austriak, Vajc dhe Tijs Ruten
Maqedoni

Gashi u takua me eurodeputetin austriak, Vajc dhe Tijs Ruten

admin
Last updated: 18/11/2024 19:54
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 18 nëntor – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në kuadër të vizitës në Parlamentin Evropian, realizoi takim me raportuesin për Republikën e Maqedonisë së Veriut në Komisionin për Politikë të Jashtme (AFET), Tomas Vajc.

Në takim, siç informon shërbimi për shtyp i Kuvendit, Gashi ka theksuar se Maqedonia e Veriut vazhdon të punojë në ruajtjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore, në zgjidhjen e çështjeve të hapura dypalëshe përmes dialogut në frymën e vlerave evropiane dhe në procesin e reformave që duhet të çojë në përmbushjen e qëllimit tonë strategjik. Ai ka shfaqur shpresë se Rezoluta, tëc ilën do ta përgatis si raportues, do ta pasqyrojë gjendjen reale.

Eurodeputeti austriak Vajc dhe njohësi i gjendjes në rajonin e Ballkanit Perëndimor e ka informuar Gashin me zhvillimet aktuale në Parlamentin Evropian, funksionimin e grupeve politike dhe mënyrën e marrjes së vendimeve, si dhe mendimet për disa reforma në kontekst të vendimeve për zgjerim.

“Bashkëbiseduesit përshëndetën miratimin e Planit për rritje për Ballkanin Perëndimor, i cili synon të inkurajojë rajonin të përgatitet për anëtarësim në BE. Kushtëzimi i ndarjes së mjeteve me zbatimin e reformave konkrete, veçanërisht në fushën e sundimit të së drejtës, luftës kundër korrupsionit, të drejtave themelore, qeverisjes ekonomike, përforcimit të institucioneve demokratike dhe reformës së administratës publike, do të përshpejtojë reformat e nevojshme socio-ekonomike dhe themelore”, thuhet në kumtesë.

Gashi e ftoi Vajcin që në periudhën e ardhshme ta vizitojë Maqedoninë e Veriut, me qëllim që, siç thuhet, të njihet me situatën në vend, zbatimin e Agjendës së reformave dhe të gjitha aktivitetet tjera që kanë të bëjnë me aspiratat tona për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian. Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në kuadër të vizitës së punës në Parlamentin Evropian, sot u takua me Tijs Ruten, raportues për Maqedoninë e Veriut në hije në emër të partisë politike të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve.

Siç njoftoi pres shërbimi i Kuvendit, Gashi e ka informuar bashkëbiseduesin me ngjarjet aktuale në planin e integrimit evropian të vendit. Bashkëbiseduesit, siç thuhet, kanë theksuar se BE-ja duhet të dërgojë porosi të qartë dhe të fuqishme në këtë moment kritik që të fillojë me hapjen e kapitujve, pasi ashtu qytetarët do ta marrin vizionin e pritur për zhvillimin e mëtejshëm të vendit.

Në takimin, Ruten ka informuar se një nga detyrat e para të komisares së re për zgjerim, Marta Kos është ta vizitojë rajonin, me ç’rast, siç thuhet, do të tentojë ta mbajë qasjen e balansuar. Ai ka theksar se me rëndësi është edhe mbajtja e këtij fokusi edhe me 26 vendet e tjera anëtare të BE-së, që të krijohen kushte për krijimin e porosive të qarta në anën e BE-së, të cilat do të jenë konfirmim i tërë asaj që vendi e ka arritur deri tani.

“Biseda me Rutenin ishte e përqëndruar në bashkëpçunimin e ardhshëm, me ç’rast kryetari Gashi ka shprehur bindje se përbërja e re e Kuvendit dhe përbërja e re e Parlamentit Evropian do ta mbajnë dinamikën e komunikimit dhe bashkëpunimit të rregullt përmes Komitetit të përzier parlamentar dhe do të punojnë së bashku në agjendën e BE-së të vendit, përmes vlerësimit të progresit të arritur në zbatimin e reformave kyçe dhe punës në fushat, në të cilat nevojitet përparim i mëtejshëm”, thuhet në kumtesë.

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Vrasja e 14-vjeçarit, ja çfarë kanë fiksuar kamerat e sigurisë/ Detajet mbi ngjarjen e rëndë
Next Article Ilir Meta, thirrje mbështetësve: Mos protestoni për mua nesër para gjykatës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?