Genc Nuzës i besohet nga UEFA edhe një tjetër ndeshje në Conference League, raundi i tretë.
Puskas Akademia – Ararat Aramenia është ndeshja që do të gjykohet nga gjyqtari i Kosovës, Genc Nuza.
Në ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin “Pancho Arena” të Felcsut, gjyqtarin Nuza do ta asistojnë Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Ilir Mehmeti.
Kjo ndeshje do të zhvillohet të enjtën, më 15 gusht, me fillim në orën 21:00.