By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gërkovska: Fushatat zgjedhore të jenë transparente, që të mos ketë lajme të rreme dhe dezinformata
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Gërkovska: Fushatat zgjedhore të jenë transparente, që të mos ketë lajme të rreme dhe dezinformata
Maqedoni

Gërkovska: Fushatat zgjedhore të jenë transparente, që të mos ketë lajme të rreme dhe dezinformata

admin
Last updated: 15/02/2024 19:36
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 15 shkurt – Zëvendëskryeministrja, Slavica Gërkovska, i është drejtuar pjesëmarrësve në procesin e zgjedhjeve që t’i kenë parasysh jo vetëm ligjet por edhe parimet etike gjatë kryerjes së aktiviteteve të tyre, pasi që me shpalljen e zgjedhjeve dhe fillimin e periudhës parazgjedhore është shumë e rëndësishme që pjesëmarrësit t’i posedojnë këto parime. Gërkovska nëpërmjet një letre të hapur thekson qytetarët nuk duhet të përballen me situatat e herave të kaluara e sidomos nga e kaluara jo shumë e largët gjatë periudhës kohore të zgjedhjeve.

“Zhvillimi i drejtë i zgjedhjeve është baza dhe parakushti kryesor për përfshirjen e të gjitha parimeve të tjera të qeverisjes së mirë, të përcaktuara nga Këshilli i Evropës. Dhe për të siguruar një atmosferë të drejtë dhe demokratike, është e domosdoshme që çdo pjesëtarë në zgjedhje të veprojë me përgjegjësi dhe etikë dhe të mos kërcënojë integritetin e procesit zgjedhor”, tha Gërkovska.

Ajo shtoi se detyrë e përbashkët është që të sigurojnë një armosferë të sigurt dhe demokratike ndër to institucionet të jenë të parat në linjën e përgjegjësisë, në të cilën çdo votues lirshëm mund të ushtrojë të drejtën e tij demokratike. Sipas Gërkovskës, prioritet në veprimin politik duhet të jetë mirëqenia e qytetarëve dhe besimi i ndërsjelltë ndërmjet komuniteteve në shoqërinë multikulturore.

“Në këto kohë sfiduese, transparenca e fushatave zgjedhore është veçanërisht e rëndësishme, pasi qytetarëve duhet t’u mundësohet që të marrin vendime bazuar në informacione të sakta. Lajmet e rreme, narrativat e dëmshme dhe dezinformatat bëjnë të kundërtën. Dhe për këtë është e rëndësishme që të gjitha subjektet politike t’i prezantojnë programet e tyre në mënyrë të hapur dhe të ndershme, pa manipulime”, tha Gërkovska.

Gërkovska thekson se periudha parazgjedhore dhe ajo zgjedhore është një mundësi për të treguar pjekurinë e demokracisë dhe pjesëtarëve në të dhe prandaj është me rëndësi që secili bartës dhe pretendent për funksion, të udhëheq me shembull personal duke ia bashkangjitur standartet etike dhe principet demokratike. Ajo shtoi se ata të cilët kërkojnë besim në zgjedhje duhet të punojnë në interesin më të mirë të mundshëm të qytetarëve dhe të vendit.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ageler: Maqedonia e Veriut u konfirmua si anëtare e besueshme e NATO-s në ndihmën ndaj Ukrainës
Next Article Kryeministri Xhaferi do të marrë pjesë në Konferencën e 60-të të Munihut për siguri

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?