Shkup, 15 qershor – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, prej nesër e deri më 18 shkurt merr pjesë në Konferencën e 60-të të Sigurisë të Munihut.
Siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, gjatë konferencës treditore, Kryeministri Xhaferi do të merr pjesë në disa ngjarje qendrore dhe shoqëruese, si dhe do të zhvillojë disa takime dypalëshe.
Fokusi i Konferencës së Sigurisë të Munihut të këtij viti është në rolin e Evropës në siguri dhe mbrojtje dhe në këtë drejtim, të rëndësisë së zgjerimit të BE-së, në kontekstin e situatës në Ukrainë dhe zhvillimeve në Lindjen e Mesme.
Kryeministri Xhaferi, për këto dhe çështje të tjera aktuale me rëndësi për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe rajonin, do të diskutojë edhe në takimet e parashikuara dypalëshe me përfaqësues të lartë politikë nga Evropa, rajoni dhe bota.
Konferenca e Sigurisë së Mynihut fokusohet në sigurinë tradicionale nacionale ose ushtarake, si dhe në dimensionet ekonomike, mjedisore, transatlantike dhe njerëzore të sigurisë.
Pritet që edhe këtë vit në Konferencën e Sigurisë të Mynihut, përmes debateve në panel të adresohen zgjidhjet e mundshme për sfidat më urgjente të sigurisë në botë.