By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gërvalla flet për ndalimin e ish-pjesëtarit të Njësisë Speciale në Serbi: Po punojmë për lirimin e tij sa më parë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Gërvalla flet për ndalimin e ish-pjesëtarit të Njësisë Speciale në Serbi: Po punojmë për lirimin e tij sa më parë
Maqedoni

Gërvalla flet për ndalimin e ish-pjesëtarit të Njësisë Speciale në Serbi: Po punojmë për lirimin e tij sa më parë

admin
Last updated: 09/06/2025 13:27
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Deputetja e Listës Guxo, Donika Gërvalla, ka reaguar pas ndalimit të ish-pjesëtarit të Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, nga autoritetet serbe më 7 qershor në pikën kufitare Horgosh.

Gërvalla bëri të ditur se institucionet e Republikës së Kosovës, janë angazhuar menjëherë për të sqaruar situatën dhe për të siguruar lirimin e menjëhershëm të tij.

Ajo ka shprehur shqetësimin për shtimin e rasteve të ndalimeve të qytetarëve të Kosovës nga autoritetet serbe, duke bërë thirrje për kujdes të veçantë, sidomos për ish-pjesëtarët e institucioneve të sigurisë.

“Si zakonisht Ministria e Punëve të Jashtme, respektivisht përfaqësuesi i Republikës së Kosovës në Beograd, është interesuar menjëherë pranë organeve serbe për të konstatuar a janë të vërteta lajmet. Kemi informuar edhe në Kosovë dhe Beograd misionet e huaja diplomatike, kemi kërkuar ndihmën e tyre, qartësi, dhe shpresojmë që çështja mundësisht sot të sqarohet, pra ai mos të mbahet fare për 48 orë. Por, më lejoni të bëj thirrje për një kujdes të veçantë për të gjithë ata që tani që po afrohet vera kalojnë nga Serbia, për shkak se rastet e ndalesave arbitrare dhe të paarsyeshme janë shtuar gjatë muajve dhe vitit të fundit dhe nevojitet një kujdes i posaçëm, sidomos përfaqësuesit ose ish përfaqësuesit e organeve tona të sigurisë duhet të tregojnë një kujdes të veçantë kur kalojnë nëpër Serbi”, ka theksuar Gërvalla.

Pas dështimit të 29-të për konstituim të plotë të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës, Gërvalla ka kritikuar opozitën për bllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit dhe ka kërkuar unitet për shtet, jo për pushtet.

“Shkelja çdo 48 orë që e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila thotë se deputetet duhet të marrin pjesë në votim, nuk është në rregull…Në këto ditë kur fjala unitet është e përsëritur, më lejoni t’iu them se ne kemi nevojë për unitet për shtet dhe jo për unitet për pushtet. Uniteti për shtet demonstrohet duhet konstituuar Kuvendin. Jam e bindur që vota e fshehtë është instrumenti më demokratik në shoqëritë demokratike”, ka thënë ajo.

Ndërsa, ka thënë se partitë tjera nuk preferojnë as zgjedhjet e reja e as nuk e sfidojnë Kurtin në bërjen e Qeverisë./kp/

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Protestat e infermiereve në Tetovë, kontratat e punës do t’u vazhdohen deri në dhjetor
Next Article “Kryeministër, a po ndalesh një minutë” – Koci tentoi ta ndalojë, por Kurti e injoroi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?