By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gëzim Nebiu zgjidhet Kryetar i Degës së Lidhjes Shqiptare – Kërçovë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Gëzim Nebiu zgjidhet Kryetar i Degës së Lidhjes Shqiptare – Kërçovë
Maqedoni

Gëzim Nebiu zgjidhet Kryetar i Degës së Lidhjes Shqiptare – Kërçovë

admin
Last updated: 28/11/2026 13:31
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kërçovë, 20 nëntor, Argument – Me një prezencë madhështore dhe atmosferë festive, Dega e Lidhjes Shqiptare në Kërçovë mbajti Kuvendin Zgjedhor, në të cilin u zgjodhën drejtuesit e rinj të strukturës lokale.

Me mbështetje unanime të kuvendarëve, për Kryetar i Degës së Kërçovës u zgjodh Dr. Gëzim Nebiu, specialist i mjekësisë familjare, një aktivist që nga themelimi i partisë dhe i dëshmuar në aktivitetin politik e Kombëtar. Pos kryetarit në Kuvendin e sontëm u zgjodh edhe Kryesia e Degës.

Punimet e Kuvendit të Degës së Kërçovës nga afër i ndoqi edhe Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, i cili mes tjerash theksoi se Kërçova për shqiptarët në përgjithësi dhe subjektin tonë në veçanti, nuk është vetëm një qytet apo një degë, por kauzë Kombëtare në vete dhe një plagë që sot lëngon në zemrën e çdonjërit prej nesh. Kryetari Sela bëri thirje për mobilizim sa më të madh të shqiptarëve në Kërçovë dhe jo vetëm, për të rikthyer dinjitetin Kombëtar dhe për të shpëtuar proceset të cilat goditen për çdo ditë nga estabilishmenti aktual politik.

Me një fjalë rasti kuvendarëve dhe mysafirëve të pranishëm ju drejtua edhe kordinatori i zonës, Remzi Mehmedi, potencoi rëndësinë e ngritjes së Lidhjes Shqiptare veçanërisht në Kërçovë, si faktor i rëndësishëm për mbrojtjen dhe ngritjen e shqiptarëve në këtë komunë dhe në çdo vendbanim tjetër. Mehmedi rikujtoi se në kohën kur subjekti ynë, si Aleanca për Shqiptarët dikur ka qenë e fuqishme, në Kërçovë kanë udhëhequr shqiptarët, andaj ai ftoi të gjithë të pranishmit dhe çdo shqiptar për angazhim të shtuar që të ringritet subjekti dhe të rikthehet Kërçova.

Kryetari i posazgjedhur i degës, Gëzim Nebiu, falenderoi të pranishmit për mbështetjen duke shtuar se detyra e re për të paraqet përgjegjësi dhe mision Kombëtar.

Ai falenderoi për besimin çdo kuvendar dhe çdo bashkëpunëtor duke u zotuar se bashkë me ta do të vazhdojnë punën për të forcuar zërin dhe kauzën Kombëtare në qytetin e Uskanës.

Të pranishëm në këtë kuvend ishin edhe anëtarë të Kryesisë, Zulfi Adili – Qufa, Tiron Jajaga, Driton Nebiu.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Edhe paqja më e keqe është më e mirë se lufta më e mirë
Next Article I njëjti aplikacion, kushte të ndryshme pagese/ Si fitojnë kompanitë e IT-së nga tregu i huaj?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?