By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gjashtë anëtarë të grupit të Gërçecit dënohen me gjithsej 50 vjet e gjysmë burgim
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Gjashtë anëtarë të grupit të Gërçecit dënohen me gjithsej 50 vjet e gjysmë burgim
Maqedoni

Gjashtë anëtarë të grupit të Gërçecit dënohen me gjithsej 50 vjet e gjysmë burgim

admin
Last updated: 15/07/2025 13:15
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 15 korrik – Gjithsej 50 vjet e gjysmë burgim kanë marrë gjashtë anëtarë të grupit të akuzuar të Gërçecit të arrestuar në janar të vitit të kaluar, katër prej të cilëve u dënuan për përfshirje në blerjen e paautorizuar të 15 kilogramëve të drogës narkotike- kokainë, transportimin dhe shpërndarjen e saj në vend, ndërsa dy u dënuan për shoqërim kriminal me qëllim kryerjen e veprës penale vrasje e dyfishtë në shenjë hakmarrje dhe me porosi.

Gjykata i shpalli Fadil Bajramovskin, Sevdi Azirin, Nexhati Isenin dhe Besim Asanin fajtorë për veprën penale “Prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” nga neni 215, paragrafi 3 i Kodit penal.

Bajramovski, Aziri dhe Iseni u dënuan me pesë vjet burg, ndërsa Besim Asani u dënua me gjashtë vjet burg.

Dy të tjerët Gjykata i dënoi për kryerjen e veprave penale të shoqërimit kriminal sipas nenit 394, paragrafi 3 dhe vrasje sipas nenit 123, paragrafi 2, pika 5 e Kodit penal.

Fati Sulejmanovskin gjykata e dënoi me një vit e gjashtë muaj burg për veprën penale shoqërim kriminal dhe 14 vjet burg për veprën penale vrasje ose me një dënim të vetëm me burg prej 14 vitesh e gjashtë muaj.

Shulejb Sulejmanovskin gjykata e dënoi me dy vjet burg për veprën penale shoqërim kriminal dhe 14 vjet për veprën vrasje ose me dënim të përgjithshëm prej 15 vjetësh burgim.

Grupi nuk ka vepruar rastësisht, por në vazhdimësi të paktën nga qershori 2019 deri në mars 2021, ndërsa në hetim janë përfshi 15 persona, disa prej të cilëve tani kanë vdekur, ndërsa disa të tjerë ende nuk janë të kapshëm për organet e përndjekjes.

Gjykatësja Fanka Jançullova Mihailovska, gjatë shpalljes së aktvendimit, tha se rrethana e ekzistimit të një grupi kriminal vërtetohet përmes përsëritjes dhe organizimit të vazhdueshëm të furnizimit të drogave narkotike, derisa rrethanë tjetër është përdorimi i të njëjtit automjet “Porshe kajen” gjatë blerjes së drogës nga Shqipëria dhe më pas nga Belgjika.

“Fadil Bajramovski mirë e dinte dhe komunikoi dhe organizoi marrjen dhe transferimin e drogës përmes aplikacionit Skaj, ndërsa i akuzuari Besim Asani nuk është një person që rastësisht ka transportuar drogën, por qartë e dinte dhe qëndroi në Belgjikë për një muaj e gjysmë. Duke analizuar komunikimin nga aplikacioni Skaj për marrjen e drogës nga Shqipëria është e qartë se shtetasi i Kosovës është i akuzuari Sevdi Aziri i cili e ka transportuar drogën nga Shqipëria”, ka thënë Jançullova Mihailovska.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Nga qershori 2019 deri në mars 2021, Sheval Muaremi dhe persona të tjerë të pakapshëm për organet e rendit formuan dhe drejtuan një grup për transportin dhe shpërndarjen e paautorizuar të drogës në Maqedoni. Grupi organizoi blerjen e 14 kilogramëve kokainë nga Shqipëria me një çmim prej 33 mijë euro për kilogram dhe më pas organizoi transportin përmes Kosovës për në Maqedoni.

Gjykata gjatë shpalljes së aktvendimit, tha se vrasja ishte pjesë e një plani më të madh kriminal për të vrarë kinse njerëz që u pengonin…

“Ata me vetëdije vendosën dhe mbetën në vendimin për vrasjen e dyfishtë e cila është karakteristikë e grupit kriminal. Nga komunikimi është e qartë se vrasja e dyfishtë lidhet me shkëmbimin e zjarrit me grupin e Duqanxhikut në në Aleksandar pallas. Duke pasur parasysh si më sipër, të paktën tre persona morën pjesë në vrasjen e dyfishtë, pavarësisht nëse Fati apo Shulejbi qëlluan apo thjesht drejtuan automjetin”, deklaroi gjykatësja.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Mbrojtja reagoi ndaj disa provave të ofruara përmes aplikacionit Skaj, por Gjykata, siç shpjegoi i pranoi ato, sepse janë marrë me ndihmë ligjore ndërkombëtare nga Franca.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article PL: Të ndalen sekuestrimet e produkteve të freskëta vendase
Next Article Fotografi që promovojnë sportin nga autorë të rinj nga Ballkani Perëndimor prezantohen në një ekspozitë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?