By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gjendet një Ferrari i vjedhur 28 vjet më parë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Auto > Gjendet një Ferrari i vjedhur 28 vjet më parë
Auto

Gjendet një Ferrari i vjedhur 28 vjet më parë

admin
Last updated: 05/03/2024 12:41
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Një Ferrari i vjedhur 28 vjet më parë nga ish-piloti i Formula 1, Gerhard Berger, është gjetur së fundmi nga Policia Metropolitane e Londrës.

Ferrari F512M i kuq me vlerë 350 mijë paund (mbi 400 mijë euro), ishte një nga dy veturat e vjedhura italiane sportive, ndërsa pronarët e tyre ishin pjesë e eventit Grand Prix të San Marinos të mbajtur në Inmola, Itali, në vitin 1995.

Njësia e Krimeve të Organizuara të Automjeteve zbuloi se vetura ishte dërguar në Japoni menjëherë pasi ishte vjedhur, ndërsa në fund të vitit 2023 ajo është parë në rrugët e Britanisë së Madhe.

Vetura tjetër mbetet e zhdukur dhe ende nuk është bërë asnjë arrestim që lidhet me të, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Telegrafi.

Policia e cila bashkëpunoi me Agjencinë Kombëtare të Krimit dhe me prodhuesin e veturave, e zbuluan historinë e dy automjeteve të vjedhura brenda katër ditëve.

“Ferrari i vjedhur i cili kap vlerën e 350 mijë paundëve ka munguar për më shumë se 28 vjet përpara se ne ta gjenim për vetëm katër ditë. Kërkimet tona ishin të mundimshme dhe përfshinin kontakte me autoritete nga e gjithë bota”, tha drejtuesi i hetimit, PC Mike Pilbeam.

“Ne punuam me partnerët tanë duke përfshirë Agjencinë Kombëtare të Krimit, Ferrarin, si dhe shitësit ndërkombëtar të veturave, dhe ky bashkëpunim ishte i dobishëm për ta ndaluar veturën të largohej nga vendi”, shtoi Pilbeam.

Ndryshe, në vitin 2023, Njësia e Krimeve të Organizuara të Automjeteve gjeti 418 automjete të vjedhura që së bashku arrinin vlerën e 31 milionë paundëve (mbi 35 milionë euro).

Bëhet e ditur se vjedhja e 326 prej tyre ka qenë e lidhur me banda të organizuara kriminale. 

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Fundi i benzinës dhe naftës – Në këtë vend evropian, makinat elektrike mbajnë 98.3 përqind të tregut

Tesla befason me një Model 3 të ri standard të lirë

Ky është Kia Stonic i ri – hap i madh përpara në dizajn, por edhe ndryshime në teknologji

Sistemi i ri i sigurisë për lëvizjen mbrapa së shpejti mund të bëhet pajisje e detyrueshme

Pse motori nuk punon qetë në regjimin pa ngarkesë?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article DEFENDER Kosova 2024 nga Mektrin Motors – bashkim i luksit dhe aventurës në një organizim ekskluziv
Next Article BE-ja gjobit Apple me 1.8 miliardë euro për kufizimet ndaj transmetuesve të muzikës në App Store

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?