By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gjeneral major Enver Cikaqi pritet të emërohet në krye të Forcës së Sigurisë së Kosovës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Gjeneral major Enver Cikaqi pritet të emërohet në krye të Forcës së Sigurisë së Kosovës
Kosovë

Gjeneral major Enver Cikaqi pritet të emërohet në krye të Forcës së Sigurisë së Kosovës

admin
Last updated: 28/11/2026 14:57
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 26 nëntor, Argument – Përfundimisht, Bashkim Jasharit nuk do t’i vazhdohet mandati në krye të Forcës së Sigurisë së Kosovës edhe për pesë vjet tjera.

Të mërkurën, Tëvë1 raportoi ekskluzivisht se ishte paraparë një nismë për ndryshimin e Ligjit për FSK-në, për t’ia dhënë edhe një mandat Jasharit.

Por të enjten duket që rrethanat kanë ndryshuar. Ekzekutivi nuk do të nis fare iniciativën për ndryshimin e ligjit.

Kështu ka mësuar Tëvë1 përmes burimeve brenda Ministrisë së Mbrojtjes.

Të njëjtat burime kanë treguar po ashtu,se në vend të Jasharit, pritet të emërohet zëvendësi i tij, gjeneral major Enver Cikaqi.

Anëtarja e Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje, Ganimete Musliu tha se ide për ndryshime të tilla nuk i shërbejnë ushtrisë së vendit.

Megjithatë, ajo vlerësoi lartë punën e Jasharit për këto pesë vite sa ishte në krye të Forcës.

Idenë për vazhdimin e mandatit të komandantit të FSK-së, po e sheh si të panevojshme, ish-ushtaraku, Esad Qollaku.

“Duhet gjithmonë të rifreskohet, mendimi im, dhe njeriu i cili e kryen një mandate të vetin dhe duhet të falënderohet dhe natyrisht që duhet t’iu lëshojë vend të tjerëve sepse ushtria e Kosovës sa herë që rifreskohet nga një komandant apo një ministër, gjithmonë avancohet edhe më mirë”, vlerëson ai.

Madje, ai thotë se është e dëmshme për ushtrinë që të bëhen ndryshime në ligj për shkak të një individi, pasi dëmet mund të jenë më të mëdha.

Mandati i komandantit, Bashkim Jashari përfundon më 30 nëntor.

You Might Also Like

Konjufca me mesazh për 28 Nëntorin: Le të na bashkojë gjithnjë flamuri kuqezi

28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë

Qytetari ia thotë në sy Përparim Ramës: “Krejt shqiptaria po feston, ti po provokon”

Festa në Kosovë fillon me homazhe dhe aktivitete në nderim të familjes Jashari dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

28 Nëntori vë në pah sfidat e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri, a po mungon koordinimi për çështjet kombëtare?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mickoski në darkën joformale të organizuar nga presidentja Siljanovska-Davkova: Bashkëpunimi rajonal dhe perspektiva evropiane në fokus
Next Article Nesër nis gjykimi për sulmin ndaj Sarës në Ohër, 31-vjeçari akuzohet për tri vepra penale

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?