By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nesër nis gjykimi për sulmin ndaj Sarës në Ohër, 31-vjeçari akuzohet për tri vepra penale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Nesër nis gjykimi për sulmin ndaj Sarës në Ohër, 31-vjeçari akuzohet për tri vepra penale
MaqedoniTOP LAJM

Nesër nis gjykimi për sulmin ndaj Sarës në Ohër, 31-vjeçari akuzohet për tri vepra penale

admin
Last updated: 28/11/2026 14:57
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ohër, 26 nëntor, Argument – Në Gjykatën Themelore në Ohër, nesër në orën 11:00, do të nisë gjykimi kundër 31-vjeçarit Kristijan Koraboski, i akuzuar për sulmin fizik ndaj të dashurës së tij 26-vjeçare, S.Gj., e cila ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Procesin gjyqësor do ta udhëheqë gjykatësja Aleksandra Pop Stefanija. Sipas informacioneve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, incidenti ka ndodhur më 15 nëntor, rreth orës 02:00 pas mesnate. Sulmit fizik i kishte paraprirë një debat në shtëpinë e të akuzuarit, i cili kishte vazhduar edhe në automjet.

Sipas informacioneve policore, Koraboski e ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij, ndërsa dhuna ka vazhduar edhe pasi ai e kishte ndalur automjetin, me ç’rast vajza kishte humbur vetëdijen.

E lënduara fillimisht ishte dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Ohrit, ndërsa më pas ishte transferuar në Spitalin Special „Shën Erazmo“, ku i ishin konstatuar lëndime të rënda trupore.

Prokuroria Themelore Publike në Ohër ka ngritur aktakuzë kundër Koraboskit për tri vepra penale: lëndim trupor, privim i kundërligjshëm nga liria dhe rrezikim i sigurisë.

Të akuzuarit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh. Gjatë procesit gjyqësor do të shqyrtohen rrethanat në të cilat ka ndodhur sulmi, si dhe përgjegjësia penale e të akuzuarit.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gjeneral major Enver Cikaqi pritet të emërohet në krye të Forcës së Sigurisë së Kosovës
Next Article Manjani: Ja pse Spiropali dhe Veliaj janë të pasinqertë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?