Gjatë fundjavës Donjeta Sadiku i kishte sjell normën e parë olimpike në histori të boksi të Kosovës edhe atë duke shënuar katër fitore radhazi. Cekim se turneut botëror kualifikues që zhvillua në Arsizio,Itali nga 03-11 Mars e kishte përcjell nga afër edhe Menaxheri e promotori i njohur i boksit profesionist, Muharrem Gjocaj i cili se bashku me ekipin kosovar është munduar të motivoj nga afër Donjetën. Gjocaj në një postim të tij në FB është shprehur shumë i gëzuar më këtë sukses.
“Donjeta do të na përfaqësoj me shumë krenari në Olimpiadë. Jemi shumë krenar për rininë tonë qe po na përfaqësojnë si një shtet i ri ne botë. Jeni ju ambasadoret më të mirë. Një meritë e madhe shkon edhe për te madhin LATIF DEMOLLIN i cili me një përkushtim te jashtëzakonshëm është duke punuar qe te kemi sa me shumë talent qe te na përfaqësojnë me shumë krenari. Përkushtimi i madh dhe urime për traineren Marjola Sallauka dhe stafit punues qe është duke na ber krenar qe te jemi pjesëmarrës ne Olimpiadë”, tha Muharrem Gjocaj.

