By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gjykata Kushtetuese mori vendim për fillimin e procedurës për Ligjin për tatimin e solidaritetit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Gjykata Kushtetuese mori vendim për fillimin e procedurës për Ligjin për tatimin e solidaritetit
Maqedoni

Gjykata Kushtetuese mori vendim për fillimin e procedurës për Ligjin për tatimin e solidaritetit

admin
Last updated: 20/11/2024 18:27
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 20 nëntor – Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme mori vendim për fillimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për tatimin e solidaritetit. Gjykata shprehu dyshimin se ligji i kontestuar cenon vlerën themelore të shtetit të së drejtës të rregulluar me nenin 8 paragrafi 1, paragrafi 3 të Kushtetutës dhe parimet themelore mbi të cilat ai mbështetet, siç janë siguria juridike e subjekteve në pozitën e tyre juridike, parashikueshmëria dhe siguria juridike në pritjet legjitime të subjekteve të së drejtës.

Sipas diskutimeve dhe argumenteve në këtë drejtim me miratimin e Ligjit është shkelur ligji juridik i kompanive që në vitin 2022 kanë pasur më shumë se 615.000.000 denarë fitim, pas çka në shtator të vitit 2023 është miratuar ligj me të cilin është vendosur një detyrim i jashtëzakonshëm i takës së solidaritetit mbi fitimin tashmë të tatimuar nga viti i kaluar.

Në diskutim, gjyqtarët kushtetues shprehën dyshimin se bëhet fjalë për një Ligj që prodhon efekt të përsëritur që është në kundërshtim me nenin 52 të Kushtetutës. Gjykata ka marrë parasysh faktin se retroaktiviteti dhe përjashtimi i tij lejohet vetëm kur bëhet fjalë për procedurat në vazhdim, por në këtë rast subjektet e prekura i kanë përfunduar marrëdhëniet me pagesën e tatimit në vitin 2022.

Gjykata në këtë fazë vlerëson se me miratimin e këtij lloj të tatimit, kompanitë janë vendosur në pozitë të pabarabartë dhe se ligjvënësi ka bërë ndërhyrje në të drejtën e garantuar me Kushtetutë të pronës, si dhe shkelje të lirisë së tregut dhe sipërmarrjes.

Edhe pse Ligjvënësi në publik prezantoi se ligji i kontestuar ishte sjellë në përputhje me Rregulloren 2022 të BE-së, Gjykata Kushtetuese, shprehu dyshime nëse bëhet fjalë për dakordim, sepse rregullorja e BE-së i referohet taksës së jashtëzakonshme të kompanive nga sektori i energjisë, të cilat arritën një rritje të konsiderueshme të të ardhurave si pasojë e krizës, që nuk mund të krahasohen me subjektet e mbuluara me Ligjin për tatimin e solidaritetit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sepse në rregullimin ligjor janë paraparë kritere, ndërsa ai është 615.000.000 denarë, pa marrë parasysh aktivitetin me të cilin është realizuar ai fitim.

You Might Also Like

Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm

Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në

Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve

Mexhiti: Çdo ditë në terren, nevojat e qytetarëve po i kthejmë në projekte konkrete

Nikolloski: Në Strumicë po realizohen projekte në vlerë prej mbi shtatë milionë eurove

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dita e dytë e debatit mbi amendamentet e Komisionit për financim dhe buxhet për propozim- buxhetin për vitin 2025
Next Article Taravari dhe Fetai në Shqipëri në takime me presidentin Begaj

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

“Turpi i përket atyre që filmuan”/ Videot intime në rrjetet sociale, reagon këngëtarja Eli Fara: Po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje
Showbizz
Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm
Maqedoni
Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në
Maqedoni
Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?