By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gjykata kushtetuese pa gjykatësen referuese, nuk dihet se çfarë do të ndodhë me lëndën e ligjit për përdorimin e gjuhëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Gjykata kushtetuese pa gjykatësen referuese, nuk dihet se çfarë do të ndodhë me lëndën e ligjit për përdorimin e gjuhëve
Maqedoni

Gjykata kushtetuese pa gjykatësen referuese, nuk dihet se çfarë do të ndodhë me lëndën e ligjit për përdorimin e gjuhëve

admin
Last updated: 17/05/2025 15:58
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 17 maj – Kuvendi e ka pranuar aktgjykimin e Gjykatës Administrative për shfuqizimin e vendimit të vitit 2023 për zgjedhjen e gjyqtares Kushtetuese Elizabeta Dukovska, ndërsa të hënën do ta shqyrtojnë atë. Sipas kreut të Kuvendit, Afrim Gashi, është hera e parë që në Kuvend arrin një aktgjykim i tillë, ndërsa puna e parë që do të bëhet të hënën është të dërgohen shkresa në Gjykatën Kushtetuese dhe Këshillin Gjyqësor, bashkë me aktvendimin e Administratives dhe më pas do të pritet propozim për anëtarin e ri, nga ana e tyre.

“Kuvendi me një shkresë e njofton fillimisht Këshillin Gjyqësor që të zbatojë procedurë në përputhje me udhëzimet e Gjykatës Administrative, domethënë t’i vendosin të gjithë kandidatët në votim dhe pastaj të dorëzojnë propozim të ri në Kuvend. Kryetari i Kuvendit të njëjtën shkresë, bashkë me vendimin e gjykatës, ia dërgon edhe kryetarit të Gjykatës Kushtetuese”, tha Afrim Gashi, Kryeparlamentar.

Elizabeta Dukovska, së fundmi ishte gjyqtare raportuese për lëndën për ligjin për përdorimin e gjuhëve, dhe me tërheqjen e saj, hapet dilema për prolongimin e mundshëm të vendimit për ligjin për përdorimin e gjuhëve, duke pasur parasysh faktin se Kushtetuesja paraprakisht ka miratuar konkluzë që për këtë lëndë të vendoset me përbërje të plotë.

Nga Gjykata Kushtetuese, zyrtarisht thonë se do të përmbahen nga çdo lloj qëndrimi apo komentimi, deri në marrjen e një raportimi zyrtarë.

“Kryetari i Gjykatës Kushtetuese deri në këtë moment nuk ka marrë raportim zyrtarë. Në mungesë të një raportimi zyrtarë do të përmbahemi në çfarëdolloj komentimi apo qëndrimi”, thonë nga Gjykata Kushtetuese.

Por burimet e Alsat, brenda gjykatës, thonë se juridikisht nuk ka pengesa që lënda e ligjit për përdorimin e gjuhëve të vazhdojë, por se është shumë e rëndësishme që të zgjidhet gjyqtari i ri për shkak të shumicës. Edhe atje pritet të shihet se çfarë do të ndodhë pas ditës së hënë. Burimet thonë se në një seancë duhet të vendoset çfarë do të bëhet me lëndën ku Dukovska ishte raportuese, si dhe nëse lënda do të kalojë te një nga gjykatësit aktual, apo te ai që do ta trashëgojë Dukovskën. Duke qenë se lënda ishte në fazën e referimit, të njëjtat burime thonë se për të njëjtën, do të nevojitet referat i ri.

Tërheqja e Dukovskës nga posti i gjyqtares për kushtetuesen paraqet një situatë jo të volitshme, për faktin se siç thonë nga atje, pas anulimit të vendimit aktual, vihen në pikëpyetje edhe lëndët e tjera për të cilat tashmë ka vendime.

Dukovska është zgjedhur gjyqtare në Kuvend më 10 prill të vitit 2023, ndërsa gjashtë muaj pas zgjedhjes, padi ka ngritur Antoaneta Dimovska, anëtare e Këshillit Gjyqësor. Shfuqizimi i zgjedhjes së gjykatëses kushtetuese bëhet një muaj para se në Gjykatën Kushtetuese të mbahet seanca përgatitore.

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Erdoğan dhe homologu i tij kazak diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe
Next Article Familjar, miq dhe persona nga nisma “Kush është i radhës” kanë nisur protestën tjetër në Koçan

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?