By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gjykata Supreme i refuzoi si të pabaza kërkesat për rishqyrtimin e vendimit përfundimtar për vrasjen e Denis Tot
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Gjykata Supreme i refuzoi si të pabaza kërkesat për rishqyrtimin e vendimit përfundimtar për vrasjen e Denis Tot
Maqedoni

Gjykata Supreme i refuzoi si të pabaza kërkesat për rishqyrtimin e vendimit përfundimtar për vrasjen e Denis Tot

admin
Last updated: 09/02/2024 12:53
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 9 shkurt – Gjykata Supreme i refuzoi si të pabaza kërkesat e mbrojtjes për rishqyrtim të vendimit përfundimtar për vrasjen e hendbollistit kroat Denis Tot.

Për lëndën pas kërkesave të parashtruara për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit përfundimtar për vrasjen e hedbollistit kroat Denis Tot, siç informojnë nga Gjykata Supreme, ka vendosur Këshilli për Vepra Penale pranë Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

“Këshilli për Vepra Penale në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut ka sjellë aktgjykimin KVP2-101/23, me të cilin kërkesat për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit të formës së prerë, të parashtruara nga të dënuarit A. Gj., K.L. dhe A.K. kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore Penale Shkup K. nr.1768/22 të datës 30.11.2022 dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit Shkup KZh-224/23 të datës 05.06.2023, i refuzoi si të pabaza”, thuhet në kumtesën e Gjykatës Supreme.

Apeli në korrik të vitit të kaluar e refuzoi ankesën e të akuzuarit Anxhelo Gjorgjievski si të pabazë, përderisa ankesat e të akuzuarve Andrej Kostovski dhe Klementina Levkovska pjesërisht i pranoi dhe i ndryshoi vlerën e dënuar në emër të dëmit jomaterial.

“Gjykata e Apelit në Shkup, në interes të opinionit dhe mediave, njofton se duke vepruar në lëndën penale KZH-224/23, dhe pas seancës publike të mbajtur më 15.05.2023, ka nxjerrë aktgjykim me të cilin ankesa e të akuzuarit A.Gj. është refuzuar si e pabazuar, ndërsa ankesat e të pandehurve A.K. dhe K.L. respektohen pjesërisht, në atë mënyrë që aktgjykimi i Gjykatës Themelore Penale të ndryshohet në lidhje me shumën e dhënë në emër të dëmit jomaterial dhe të pandehurit janë të obliguar që bashkërisht t’i paguajnë 4.000.000 denarë nënës së të ndjerit Denis Tot, T.T. Një shumë identike do t’i paguhet edhe I.T., babai i të ndjerit, ndërsa B.T., vëllai i të ndjerit, në emër të dëmit jomaterial në vlerë prej 3.000.000 denarë. Sipas aktgjykimit, gjatë pagesës do të llogaritet edhe kamata gjobë ligjore nga dita e marrjes së aktgjykimit të shkallës së parë”, thuhet në kumtesën e Gjykatës së Apelit.

Mbrojtësit e të pandehurve në rastin e vrasjes së hendbollistit kroat Denis Tot kërkuan një herë nga Gjykata e Apelit që të përsëritet procedura. Ata konsideruan se aktgjykimi është i pabazuar për shkak të shkeljes esenciale të dispozitave të procedurës penale, gjendjes faktike të vërtetuar gabimisht, shkeljes së Kodit Penal dhe vendimit për sanksionin penal.

Prokuroria, nga ana tjetër, ka propozuar që ankesat të refuzohen si të pabazuara, pasi sipas tyre është vërtetuar saktë gjendja faktike.

Aktgjykimi i shkallës së parë mbetet i njëjtë sa i përket dënimit me burgim me të cilin Gjykata Themelore Penale Shkup në nëntor të vitit të kaluar i dënoi Anxhelo Gjorgjevskin dhe Klementina Levkovskën me 18 vjet burgim dhe Andrej Kostovskin me 16 vjet për vrasjen e hendbollistit kroat, i cili vdiq më 8 prill 2022 pasi ishte rrahur nga të akuzuarit para një klubi në Parkun e Qytetit në Shkup.

Sipas aktakuzës, Gjorgjievski, Levkovska dhe Kostovski më 7 prill pas një mosmarrëveshje të shkurtër e kanë sulmuar Totin dhe i kanë shkaktuar disa goditje dhe lëndime të rënda trupore, me çka ka rënë në gjendje kome dhe të nesërmen ka ndërruar jetë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Gjykimin e udhëhoqi gjykatësja Elena Ilievska Josifoviq, ndërsa akuza u përfaqësua nga prokurorja Tanja Trajçevska.

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Osmani: Qytetarët që kanë mbetur jashtë shtetit pas 12 shkurtit me dokumente të vjetëra udhëtimi, do të mund të kthehen me fletë udhëtimi
Next Article Bekteshi: Do të ndajmë 3.555 vauçerë për turizëm për punëtorët me të ardhura të ulëta në vlerë prej 18:000 denarë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?