By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gjykatësi amerikan urdhëron Google të hapë dyqanin e aplikacioneve për rivalët e kompanisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Teknologji > Gjykatësi amerikan urdhëron Google të hapë dyqanin e aplikacioneve për rivalët e kompanisë
Teknologji

Gjykatësi amerikan urdhëron Google të hapë dyqanin e aplikacioneve për rivalët e kompanisë

admin
Last updated: 08/10/2024 10:34
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Një gjykatës federal në SHBA ka vendosur që Google duhet të lejojë aplikacionet Android të prodhuara nga kompanitë rivale të teknologjisë në dyqanin e aplikacioneve Google Play për tre vjet duke filluar nga muaji i ardhshëm.

Ndryshimi ishte mes disa mjeteve juridike të urdhëruara nga gjyqtari James Donato në një çështje të ngritur kundër Google nga Epic Games, prodhuesi i videolojës Fortnite.

Por, Google thotë se do të apelojë kundër vendimit dhe do të kërkojë një pauzë për zgjidhjet e propozuara.

Bëhet e ditur se në dhjetor, një juri mbajti anën e Epic, e cila thotë se Google “mbyti” konkurrentët duke kontrolluar shpërndarjen e aplikacioneve dhe pagesat në telefonat Android.

“Ndryshimet do të vënë në rrezik privatësinë dhe sigurinë e konsumatorëve, do ta bëjnë më të vështirë për zhvilluesit të promovojnë aplikacionet e tyre dhe do të reduktojnë konkurrencën në pajisje”, tha Google në një deklaratë.

Ndërkohë, disa ekspertë ligjorë e kanë përshëndetur vendimin si një sfidë kuptimplotë ndaj dominimit të një numri gjigantësh të teknologjisë.

Ndër tjera, vendimi kërkoi që Google të vërë katalogun e saj të aplikacioneve të disponueshme për dyqanet konkurruese.

“Kjo nuk është diçka që ligji antitrust do të kërkonte normalisht”, tha Mark Lemley, profesor në Shkollën Juridike të Stanfordit.

Ndryshe, Google kishte argumentuar se dyqani i aplikacioneve Play funksionon në një peizazh konkurrues, duke përmendur konkurrencën me prodhuesin e iPhone Apple, i cili gjithashtu u padit nga Epic Games në vitin 2020.

Ai rast përfundoi me një vendim të gjykatës së apelit që Apple nuk ka monopol në lojërat telefonike.

Urdhri i fundit është goditja më e fundit ligjore e pësuar nga Google në vitet e fundit për arsye konkurrimi.

You Might Also Like

Apple Watch i ri sjell ndryshime të mëdha

Eklipsi i 12 gushtit, paralajmërimi i mjekëve: Syzet e diellit nuk mjaftojnë për ta parë

iPhone 18 mund të jetë shumë më i shtrenjtë se modelet e tjera, ja pse

Meta gjobitet me 567 milionë dollarë të tjera për rreziqet ndaj fëmijëve në rrjetet sociale

Rikthehet legjenda e muzikës digjitale Winamp

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Brenda rrokaqiellit të ri më të mirë në botë
Next Article Policia e bastis Ministrinë e udhëhequr nga Liburn Aliu

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Jeta e vështirë e 71 vjeçares nga Kërçova që vrau burrin, e dënuar me 20 vite burg dhe e falur pas 17 vitesh
Maqedoni
Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe
Maqedoni Shqipëri
Situata me zjarret është përkeqësuar ndjeshëm
Maqedoni TOP LAJM
Eklipsi i plotë diellor mbërrin në Islandë, spektakël i rrallë në qiell
Kuriozitete

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?