By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: iPhone-i i palosshëm i Apple mund të vijë me MagSafe dhe trup ultra të hollë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Teknologji > iPhone-i i palosshëm i Apple mund të vijë me MagSafe dhe trup ultra të hollë
Teknologji

iPhone-i i palosshëm i Apple mund të vijë me MagSafe dhe trup ultra të hollë

admin
Last updated: 02/09/2026 15:35
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Apple po përgatitet të hyjë në tregun e telefonave të palosshëm me një iPhone të ri, që raportohet se do të quhet iPhone Ultra dhe mund të sjellë një nga dizajnet më të holla të kompanisë.

Sipas informacioneve të publikuara nga Mark Gurman i Bloomberg, Apple pritet të prezantojë iPhone-in e parë të palosshëm më 9 shtator, ndërsa tashmë kanë filluar të dalin detaje të reja për specifikat dhe çmimin e mundshëm të pajisjes.

Një nga veçoritë më interesante pritet të jetë mbështetja për karikimin MagSafe, transmeton Telegrafi.

Edhe pse imazhet e rrjedhura dhe modelet demonstrative të pajisjes nuk kanë treguar unazën magnetike karakteristike të MagSafe, Gurman beson se Apple do të arrijë ta integrojë këtë teknologji.

Arsyeja është se kompania ka arritur të vendosë MagSafe edhe në iPhone Air, një pajisje jashtëzakonisht të hollë. iPhone Ultra, sipas raportimeve, mund të ketë trashësi prej vetëm 4.5 milimetrash kur është plotësisht i hapur.

Telefoni pritet të ketë një ekran të jashtëm 5.5-inç, ndërsa ekrani fleksibël i brendshëm do të jetë 7.8-inç.

– YouTube  www.youtube.com

Një tjetër element që Apple synon të përmirësojë është palosja në mes të ekranit. Sipas raportimeve, rrudha në ekranin e iPhone Ultra mund të jetë pak më pak e dukshme sesa ajo në Galaxy Z Fold8 të Samsung.

Pajisja pritet gjithashtu të ketë dy kamera në pjesën e pasme, çipin më të fundit të Apple, modem të gjeneratës së re dhe një menteshë të projektuar për të përballuar përdorim të shpeshtë.

Nëse këto specifika konfirmohen, iPhone Ultra do të përfaqësonte një ndryshim të rëndësishëm për Apple, duke e futur kompaninë drejtpërdrejt në një prej segmenteve më konkurruese të tregut të telefonave premium.

Apple pritet të zbulojë zyrtarisht detajet në eventin e saj të shtatorit, ku fokusi kryesor do të jetë pikërisht iPhone-i i parë i palosshëm.

You Might Also Like

Xreal hap porositë paraprake për syzet Aura Android XR, çmimi nis nga 1,279 dollarë

Kompania franceze Sesterce planifikon ndërtimin e një qendre të madhe të të dhënave në Finlandë, investim që pritet të kalojë 10 miliardë euro

Përdoruesit në BE do të presin ende për Siri AI, Apple ka një strategji interesante

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së urdhëron përdorimin e termit “superinteligjencë” në vend të “inteligjencës artificiale”

Apple përgatit aplikacionet për iPhone Duo para lansimit: vendos rregulla të reja për zhvilluesit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rekord botëror në Çikago: 1,969 persona pijnë njëkohësisht Malört
Next Article VMRO‑DPMNE: Një gënjeshtër e përsëritur një mijë herë nuk bëhet e vërtetë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?