By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gogu: Reforma në Drejtësi çoi në hapjen e negociatave me BE-në
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Gogu: Reforma në Drejtësi çoi në hapjen e negociatave me BE-në
Shqipëri

Gogu: Reforma në Drejtësi çoi në hapjen e negociatave me BE-në

Redaksia
Last updated: 04/11/2024 12:54
By Redaksia 2 Min Read
Share
SHARE

Në ceremoninë hapëse të edicionit të nëntë të Shkollës së Integrimit Europian, deputeti Toni Gogu, në cilësinë edhe të zëvendëskryetarit të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri foli për rolin e reformave në procesin e integrimit me Bashkimin Europian.

“Të gjithë ne biem dakord për faktin se reformat kanë nevojë për guxim me gjithë kundërshtinë që i bëhet një prej reformave që ka mundësuar uljen e Shqipërisë në tryezën europiane dhe çeljen e negociatave. Ju mund të bini dakord me mua se çfarë guximi është dashur për një reformë të tillë, si Reforma në Drejtësi, që ne të mund të përjetojmë atë luftë kundër pandëshkueshmërisë që nuk ka ndodhur ndonjëherë në jetën e shtetit tonë”, tha Gogu.

Ai tha se anëtarësimi i Shqipërisë në BE do të varet edhe nga puna e studentëve të kësaj Shkolle të Integrimit Europian, ndërkohë që kjo si qasje kërkon përpjekje dhe përballje me sfidat.

“Në momentin që vendosni të ndërtoni atë trekëndëshin, orët e gjata dhe të palodhura, njohuritë dhe vlerat duhet të jenë në qendër të jetës suaj. Ai debati konstruktiv duhet të jetë një nga ato vlera, sado të përpiqet njëra palë, në momentin që pala tjetër nuk ulet, ti ngec. Ushtrojeni vlerën e dialogut dhe të bërit kompromis, pa të nuk ecim dot përpara. Një nga vlerat që ne kemi sot është bashkëpunimi ndërinstitucional, si flasin ekspertët me njëri-tjetrin, si bashkëpunojnë ekipet ndërinstitucionale, në këto pak ditë mund të mësoni për sfidat teknike dhe administrative”, u shpreh Gogu.

“Viti 2030 nuk është larg, dhe ky është viti më i rëndësishëm për shqiptarët. Ta jetojmë çdo ditë me atë vit në mendje. Ky është viti që juve do të luani një rol të caktuar, sot jeni në këtë shkollë, por në 2030-ën do jeni ose në ndonjë ekip negociator, ose ndonjë vend drejtues në projektet me BE etj. Bashkëpunimi ndihmon në ndërtimin një platforme të përbashkët”, tha ai.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article QSUNT binjakëzohet me “Sheba Medical Center” në Izrael, Koçiu: Gur themeli për riorganizimin e shërbimit onkologjik
Next Article Gonzato: KE gati për të mbështetur planet ambicioze të Shqipërisë, rrisni ritmin e reformave

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?