By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mustafa: Qeveria e Kosovës pranoi se ka blerë energji elektrike nga Serbia, qytetarët meritojnë përgjigje për dimrin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Mustafa: Qeveria e Kosovës pranoi se ka blerë energji elektrike nga Serbia, qytetarët meritojnë përgjigje për dimrin
Kosovë

Mustafa: Qeveria e Kosovës pranoi se ka blerë energji elektrike nga Serbia, qytetarët meritojnë përgjigje për dimrin

admin
Last updated: 16/11/2026 12:10
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 16 nëntor, argument.mk/ – Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arben Mustafa, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të ndalur blerjen e energjisë elektrike nga Serbia, duke thënë se ky zhvillim dëshmon se miliona euro të qytetarëve të Kosovës kanë përfunduar në Serbi.

Përmes një postimi, Mustafa ka deklaruar se Qeveria deri më tani e kishte mohuar këtë praktikë, ndërsa tani, sipas tij, vetë ka dëshmuar se ajo ka ekzistuar.

Ai ka theksuar se vendimi për ndalimin e kësaj praktike nuk e liron Qeverinë nga përgjegjësia për t’u dhënë qytetarëve sqarime për çështjet që lidhen me furnizimin me energji elektrike gjatë dimrit.

Mustafa ka ngritur shqetësimin për situatën energjetike në vend, duke kërkuar përgjigje se si do të përballen qytetarët me dimrin, të cilin edhe vetë Qeveria po e paralajmëron si të vështirë.

Ai ka kërkuar sqarime nëse do të ketë reduktime të energjisë elektrike, sa do të zgjasin ato dhe nëse qytetarët duhet të presin rritje të mëtejshme të çmimit të energjisë.

Deputeti i PDK-së ka vënë në pikëpyetje edhe planin e Qeverisë për përballimin e sezonit dimëror, duke theksuar se as kapacitetet ekzistuese prodhuese të KEK-ut nuk janë në dispozicion me kapacitet të plotë.

Në fund, Mustafa ka kërkuar nga Qeveria transparencë dhe përgjegjësi përpara qytetarëve, të cilët presin të dinë se çfarë i pret gjatë muajve të dimrit.

You Might Also Like

Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia

Lushtaku nis ndërtimin e rrugës në Klinë të Poshtme dhe Klinë të Mesme, zgjidhet problemi shumëvjeçar i qasjes në rrugë për shumë familje

Hapet edicioni i 14-të i Javës Globale të Ndërmarrësisë, Kurti: Ndërmarrësia nuk është vetëm ekonomi, por edhe mundësia që njeriu të jetojë nga puna e vet

​Aktgjykimi ndaj Thaçit në Hagë, OVL UÇK e “Liria ka Emër”: Nuk presim drejtësi, protestat nuk përjashtohen

​Rritet konsumi i rrymës, ja sa importoi Kosova energji elektrike në shtator – ASK jep detaje

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Osmani reagon për këngën nacionaliste serbe në organizimin e BE-së: Organizatoret të japin shpjegime
Next Article Google sjell syzet e reja me AI, por ka diçka që ato nuk lejohen ta shohin
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor
Bota
Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit
Bota
SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon
Bota
Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?