By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Granti prej 100 mijë eurove, LDK dorëzon kallëzim penal ndaj Pecit e Pacollit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Granti prej 100 mijë eurove, LDK dorëzon kallëzim penal ndaj Pecit e Pacollit
Maqedoni

Granti prej 100 mijë eurove, LDK dorëzon kallëzim penal ndaj Pecit e Pacollit

admin
Last updated: 19/11/2024 11:13
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Forumi i Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës ka dorëzuar sot kallëzim penal ndaj ministrit të Bujqësisë, Faton Peci dhe deputetes së LVV-së, Fitore Pacolli.

Kryetari i Forumit, Paris Guri, ka thënë është e papranueshme që familjarët e deputetes të marrin grante në vlerë prej 100.000 euro.

“Pas skandalit të zbuluar që Fitore Pacolli, përmes lidhjeve të saja që janë të dukshme me ministrin Peci, ia ka ndarë 100.000 euro vëllait të saj, e dje u zbulua edhe skandali tjetër se pos vëllait ia ka ndarë edhe dajës së saj edhe 100 mijë euro të tjera”, ka thënë Guri.

Ai ka shtuar se kjo e bën jashtëzakonisht shqetësues këtë rast, ku paraja publike po keqpërdoret në mënyrë brutale, e këtë s’bën ta tolerojmë.

“Gratë e Krushës që bënë një punë të madhe në Kosovë e sakrificë, janë refuzuar për të marrë grante. Vëllai dhe daja e Fitore Pacollit kanë marrë, kjo është e papranueshme për neve dhe bëjmë thirrje Prokurorisë që ky rast duhet të hetohet në mënyrë të mirë të mundshme, sepse dikush duhet të japë dorëheqje, e dikush të shkojë në burg sepse ka sheklje flagrante”, ka thënë ai.

Sipas Gurit, këto raste dëshmojnë ikjen e qytetarëve nga Kosova dhe humbjen e shpresës.

“Ne si popull s’jemi të varfër, por të vjedhur. I bëjmë thirrje ministrit Peci të japë dorëheqje. I bëjmë thirrje edhe Fitore Pacollit të marrë vëllain dhe dajën dhe t’i kthejnë paratë. Ato janë paratë tona. Grant ka fituar edhe këshilltari i Pecit që ka qenë pjesë e komisionit të granteve. S’do të ndalemi derisa të vjen drejtësia në vend dhe paratë të kthehen”, ka shtuar ai para mediave.

Kujtojmë se lidhur me këtë rast, ditë më parë ka reaguar edhe ministri Faton Peci dhe vëllai i deputetes Fitore Pacolli.

Në një postim në Facebook, ministri Peci tha se ditëve të fundit është përballur me një fushatë të mirëorganizuar sulmesh dhe lajmesh të rreme.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Ai theksoi se mbi 118,000 përfitues të subvencioneve dhe mbi 1,000 përfitues të granteve kanë kaluar një proces të pavarur, në të cilin ministria nuk ka ushtruar ndikim.

Lidhur me pretendimet për parregullsi në përfitimin e granteve, ministri sqaroi se afati për implementimin e projekteve është 12 muaj dhe se çdo pretendim duhet të trajtohet në bazë të procedurave përkatëse.

“Ne kemi eliminuar kriteret diskriminuese dhe kemi bërë programet tona të qasshme për çdo fermer, duke u bazuar në meritokraci dhe transparencë. Ky është një model që nuk i shkon për shtati mendësisë kriminale dhe korruptive të disa aktorëve politikë”, tha Peci.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Kurse vëllai i deputetes Fitore Pacolli ka deklaruar se me bujqësi merret me vite, dhe se nuk qëndrojnë akuzat.

“Deri sot çdo gjë që e kam investuar në Kosovë, e kam bërë me financa të mia të cilat i kam përfituar duke punuar me djersë në Londër përgjatë 30 viteve në mërgim. Unë kam investuar në Kosovë sepse kam vendosur që bashkë me familjen të kthehem dhe kam punësuar punëtorë duke ndihmuar banorë të zonave ku kam edhe investimet”, ka shkruar ai.

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article “E urrejmë atë” – bëhet virale momenti kur aludohet se motra i jep Dianës mesazhin për Arionin
Next Article Deschamps pritet ta telefonojë Mbappen për të diskutuar shiritin e kapitenit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?