By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Grida Duma thyen heshtjen dhe rrëzon thashethemet e verës për zv.kryeministre
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Grida Duma thyen heshtjen dhe rrëzon thashethemet e verës për zv.kryeministre
Shqipëri

Grida Duma thyen heshtjen dhe rrëzon thashethemet e verës për zv.kryeministre

admin
Last updated: 27/08/2026 16:22
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 27 gusht, argument.mk/ – Grida Duma ka reaguar pas lajmeve dhe zërave të publikuar ditët e fundit në disa portale, sipas të cilave ajo mund të emërohej zëvendëskryeministre në qeverinë e Edi Ramës.

Përmes një deklarate të bërë publike në adresën e saj në Instagram, Duma ka rrëzuar këto pretendime, duke bërë të qartë se lajmet që kanë qarkulluar për rikthimin e saj në politikën aktive dhe marrjen e një posti në qeveri nuk janë të vërteta.

Duma ironizon zërat e ditëve të fundit, duke thënë se në raportimet për të i kanë “caktuar pazarin”, “gjetur sponsorin” dhe madje i kanë përcaktuar edhe pozicionin që do të mbante.

“Ka ca ditë që më përflitet emri se do jem pjesë e qeverisë Rama. Ma kanë caktuar pazarin, ma kanë gjetur sponsorin, ma kanë përcaktuar pozicionimin. Jam argëtuar në fillim, e lashë të rridhte. Është një ushtrim durimi”, shprehet Duma.

Ajo thotë se vendosi të reagojë në momentin kur, sipas saj, “lukunia e thashethemeve” nisi të merrte përmasa të tjera.

“Duhet të reagoj atëherë kur lukunia e thashethemeve, në fakt, nuk i jep shans dikujt që duhet të mbajë ngrehur sistemin që duhet reformuar i gjithi, sipas meje. Flini të qetë, nuk kam ndërmend t’i marr vendin askujt, sepse po të doja t’i merrja vendin dikujt tani, në këto momente politike, do të ishte keq për Shqipërinë”, deklaron ajo.

Duma është ndalur edhe te mundësia e një rikthimi të saj në politikën aktive, duke theksuar se një vendim i tillë nuk do të vinte si rezultat i një ftese nga dikush tjetër, por nëse do t’I duhej Shqipërisë.

“Nuk më thërret mua njeri në politikë, nuk pres ftesa nga të tjerët. Nëse ndonjë ditë do kem vendimmarrjen time për të hyrë në politikë, do hyj nga porta ime, nuk do i bie portës së askujt, nuk pres ftesa. Vendimi im për të hyrë në politikë do jetë nëse do kem diçka për t’i ofruar Shqipërisë.

Ka ditë që takohen në Pogradec, Tiranë, ministra, drejtues, deputetë. Mendoj se të gjithë shqiptarët e kanë mendjen te porta e tyre, nëse do dalë tym i bardhë në këtë realitet qeverisjeje me re të zeza, dhe besojnë gabim që shqetësimi shqiptar është ky. Ndërsa këta shqetësohen për postin e karriges së tyre, shqiptarët e kanë një shqetësim të madh: kanë apo jo ende vend në Shqipëri”, thotë Duma.

Sipas saj, problemet me të cilat përballet vendi ynë sot nuk mund të zgjidhen më nga një individ i vetëm, pavarësisht se kush është ai.

“Ka një besë të madhe për t’u lidhur, në fakt, një besë e njerëzillëkut shqiptar për të folur për çështjet e mëdha të zhvillimit, të cilat nuk lidhen më me njëshin, cili do qoftë ai. Individi, mrekulli e Zotit qoftë ai individ, nuk e bën dot më i vetëm ndryshimin në këtë situatë. Duhet shumë më tepër sesa një individ për të sjellë atë që shqiptarët presin në këto ditë rebelimi, që nuk pranojnë situatën në të cilën është Shqipëria, e cila është krejt jashtë mundësive për ata shqiptarë që e njohin çfarë është Perëndimi”, deklaron ajo.

Në përfundim, Duma ka një mesazh të drejtpërdrejtë për politikën, duke theksuar se debati nuk duhet të përqendrohet te emri i saj apo te emrat që mund të hyjnë në qeveri.

“Ajo që duhet t’i mbajë zgjuar politikanët shqiptarë nuk është një emër që vjen nga jashtë. Ajo që duhet t’i mbajë zgjuar politikanët shqiptarë është arsyeja se përse shqiptarët bëjnë akoma pyetjen: ‘A kanë vend në Shqipëri?’, dhe jo emri im”, përfundon Grida Duma. /Tch/

You Might Also Like

“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta

Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin

Shqipëria vlerësohet si ekosistemi i startupeve me rritjen më të shpejtë në Adriatik

Zjarr në afërsi të liqenit të Viroit në Gjirokastër, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse

Kuvendi vijon seancën maratonë, policia kordon përpara rigrumbullimit të protestuesve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Musiala do të humbasë ndeshjen hapëse të Bundesligës, por Kompany është optimist për gjendjen e tij shëndetësore
Next Article Ljubço Georgievski: Na mbrojnë nga bullgarët, nga shqiptarët dhe nga BE-ja, vetëm nga serbët nuk na mbrojnë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?