By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gripi mbush ambulancat, infektohen familje të tëra – rastet mund të zgjasin deri në tri javë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Gripi mbush ambulancat, infektohen familje të tëra – rastet mund të zgjasin deri në tri javë
Maqedoni

Gripi mbush ambulancat, infektohen familje të tëra – rastet mund të zgjasin deri në tri javë

admin
Last updated: 28/11/2026 15:13
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 nëntor, Argument – Gripi sezonal po përhapet me intensitet në Maqedoninë e Veriut, duke mbushur ordinancat e mjekëve. Të infektuar janë familje të tëra, ndërsa krahas gripit, në qarkullim është edhe COVID-19. Sipas mjekëve, pacientët po përballen me simptoma që zgjasin deri në tri javë, ndërsa te fëmijët vazhdojnë të dominojnë infeksionet respiratore.

Pediatrja dhe mjekja amë, dr. Mira Atanasova, thotë se ajo që shqetëson mjekët është kohëzgjatja e simptomave, pasi te një pjesë e madhe e pacientëve përmirësimi edhe pas dy deri në tri javësh është i vogël.

“Kanë pasqyrë klinike të zgjatur dhe kjo na shqetëson si mjekë. Pas dy deri në tri javësh, te një pjesë e madhe e pacientëve pasqyra klinike mezi është përmirësuar. Mund të zgjasë më shumë, por këtë vit pasqyra klinike është më e lehtë. Nuk kemi atë fillimin e papritur dhe të vrullshëm. Gripi mund të jetë brutal, brenda dy orësh mund t’ju rrëzojë dhe t’ju detyrojë të qëndroni në shtrat. Simptomat janë tipike: dhimbje të forta koke, plogështi, lodhje dhe kollë e thatë irrituese”, deklaroi dr. Mira Atanasova.

Numri më i madh i të infektuarve me grip është regjistruar në Shkup. Brenda një jave janë konfirmuar mbi 180 raste, që paraqet rritje prej 22 për qind krahasuar me javën paraprake.

Megjithatë, pritet që numri i të infektuarve të vazhdojë të rritet në periudhën në vijim. Mjekët paralajmërojnë se gripi mund të shkaktojë komplikime, veçanërisht te personat e moshuar dhe fëmijët me sëmundje kronike.

Imunizimi mbetet mënyra më efektive për mbrojtje nga gripi sezonal, sidomos për kategoritë më të rrezikuara. Deri më tani, kundër gripit janë vaksinuar mbi 33.500 qytetarë.

Ndërkohë, për vaksinim janë paraqitur rreth 80 mijë persona, ndërsa kuota për vaksinat falas për momentin është plotësuar.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Studentët shqiptarë para Komisionit të Venecias: Provimi i jurisprudencës të jepet tërësisht në shqip
Next Article Aksident i rëndë në qarkoren e Shkupit, kolona kilometrike drejt Tetovës – bllokohen tri kyçe rrugore

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?