By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gruaja e paralizuar shkruan emrin e saj pas 20 vitesh, duke përdorur çipin e trurit Neuralink të Elon Musk
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Teknologji > Gruaja e paralizuar shkruan emrin e saj pas 20 vitesh, duke përdorur çipin e trurit Neuralink të Elon Musk
Teknologji

Gruaja e paralizuar shkruan emrin e saj pas 20 vitesh, duke përdorur çipin e trurit Neuralink të Elon Musk

admin
Last updated: 31/07/2025 09:27
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Një grua e paralizuar thuhet se ka shkruar emrin e saj për herë të parë në 20 vjet duke përdorur vetëm mendjen e saj.

Audrey Crews është një nga pjesëmarrëset në testin e Neuralink të Elon Musk, pasi i është instaluar një çip kompjuteri në trurin e saj, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Çipi, ose ndërfaqja tru-kompjuter (BCI) siç e quan Neuralink, lidh trurin e Crews me një kompjuter dhe i lejon asaj të kontrollojë mausin në ekran.

Crews humbi lëvizjen në moshën 16 vjeçe dhe është gruaja e parë që bëri implantin.

Duke ndarë momentin në X (më parë Twitter), Crews postoi: “U përpoqa të shkruaja emrin tim për herë të parë në 20 vjet. Po punoj për këtë. Lol #Neuralink”.

Dhe me një të shkruar “të dridhur” në ekranin e laptopit të saj është fjala ‘Audrey’.

Musk, bashkëthemelues i Neuralink, iu përgjigj postimit, duke thënë: “Ajo po e kontrollon kompjuterin e saj vetëm duke menduar. Shumica e njerëzve nuk e kuptojnë se është e mundur”.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Ndërsa Crews e përshkroi atë si “si të shkruash emrin tënd në kokën tënde”.

Ndërsa Musk shpreson që teknologjia një ditë do të përdoret për të ndihmuar tetraplegjikët të ecin përsëri, kompania është ende larg këtij rezultati përfundimtar.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Crews është një nga shtatë pacientët e paralizuar që po i nënshtrohen fazës testuese.

You Might Also Like

Amazoni hap thesarin në Belgjikë, investon një miliard euro

Facebook përditëson algoritmin për t’u dhënë përdoruesve më shumë kontroll mbi videot që shohin

OpenAI prezanton kontrollet prindërore në ChatGPT

Google urdhërohet të bëjë ndryshime në motorin e kërkimit – por shmang ndarjen dramatike

Këto kufje kushtojnë 100 mijë euro

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Presidenti i FCSB nuk përmbahet, Becali: Nëse na eliminon Drita, duhet ta lëmë futbollin
Next Article Mercedes do të prezantojë një model të ri krejtësisht elektrik

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?