By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gruda: Ligji për Specialen është triumf i përpjekjes institucionale dhe shtetërore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Gruda: Ligji për Specialen është triumf i përpjekjes institucionale dhe shtetërore
Kosovë

Gruda: Ligji për Specialen është triumf i përpjekjes institucionale dhe shtetërore

admin
Last updated: 07/10/2026 16:24
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Prshtinë, 07 tetor, argument.mk/ – Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka falënderuar deputetët e Kuvendit të Kosovës që votuan projektligjin e sponsorizuar nga PDK-ja për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, raporton Ekonomia Online.

Gruda ka falënderuar edhe qytetarët e Kosovës për protestat dhe angazhimin e tyre për miratimin e këtij ligji.

“Mbrëmë në Kuvendin e Kosovës, por edhe për të gjithë qytetarët e Kosovës, ishte një natë e gjatë me shumë zhvillime politike, por unë jam këtu sot në emër të Partisë Demokratike të Kosovës për të falënderuar të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës që kanë votuar projektligjin e sponsorizuar nga Partia Demokratike e Kosovës për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Po ashtu, më lejoni që në emër të PDK-së t’i falënderoj nga zemra të gjithë qytetarët e Kosovës dhe t’ju shpreh mirënjohjen tonë të pakufishme për protestën, për sakrificën dhe vendosmërinë si një komb i lirë për të mbrojtur luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe për të kërkuar miratimin e këtij ligji”, tha Gruda.

Sipas Grudës, miratimi i ligjit nuk duhet të shihet si triumf i ndonjë partie politike, por si rezultat i një përpjekjeje institucionale.

“Ky ligj nuk përbën asnjë triumf politik të kërkujt, ky ligj përbën triumfin e një përpjekjeje institucionale dhe shtetërore të drejtuar nga PDK-ja për të vendosur Gjykatën Speciale brenda standardeve kushtetuese për të cilat edhe është themeluar. Ky ligj, pra projektligji i miratuar dje, që tashmë është ligj, ka për synim që të kufizojë juridiksionin e Gjykatës Speciale dhe të garantojë gjykim të drejtë të bazuar në standardet e Konventës Evropiane për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e cila është e detyrueshme për këtë gjykatë”, tha ai.

Deputeti i PDK-së ka deklaruar se ky ligj, sipas tij, nuk cenon detyrimet ndërkombëtare të Kosovës dhe se institucionet e vendit mbeten të përkushtuara ndaj obligimeve që kanë marrë.

“Po ashtu, më lejoni të theksoj se jemi të bindur që ligji tashmë nuk e shkel asnjë detyrim ndërkombëtar që Kosova ka marrë dhe jemi po aq të hapur për autoritetet ndërkombëtare për të thënë që Kosova i rri besnik detyrimeve që ka marrë për të hetuar pretendimet për trafik të organeve dhe Gjykata Speciale nuk do të mbyllet dhe asnjë detyrim ndërkombëtar nuk do të shkëputet. Ne e mirëpresim po ashtu deklaratën e presidentes së Komisionit Evropian, zonjës Von der Leyen, e cila tha që Kosova ka të drejtën e saj të ndryshojë ligjin dhe ky ka qenë një udhërrëfyes për ne për ta draftuar dhe për ta miratuar këtë ligj”, tha Gruda.

Në deklaratën e tij, Gruda ka folur edhe për zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës presidente të Kosovës, duke i uruar asaj sukses në ushtrimin e detyrës së re.

“Po ashtu, më lejoni që të uroj të gjithë qytetarët e Kosovës për zgjedhjen e presidentes së re të Republikës së Kosovës, profesoreshës së nderuar, zonjës Justina Shiroka-Pula. Profeshores së nderuar të Universitetit të Prishtinës dhe kryetares së deritanishme të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, i uroj në emër të Partisë Demokratike të Kosovës sukses në punën e saj si presidente, në respektimin e Kushtetutës së Kosovës, në mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe në garantimin e funksionimit demokratik dhe kushtetues të institucioneve, dhe veçanërisht në ushtrimin e rolit të saj si përfaqësuese e unitetit juridiko-kushtetues, siç është definuar qartësisht në Kushtetutën e Kosovës”, tha Gruda.

Gruda ka thënë se me zgjedhjen e presidentes së re, Kosova, sipas tij, ka hyrë në një fazë të re politike, me një balancë më të madhe kushtetuese dhe politike.

You Might Also Like

“Ka 4 fëmijë”, mikesha e Justina Shiroka Pula tregon anën e panjohur të presidentes së re

OSBE: Kosova vazhdon një traditë të rëndësishme, sërish zgjodhi një grua për presidente

Arrestohet biznesmeni Valon Lluka, dyshohet për mashtrim dhe tri vepra të tjera penale

Shefja e deputetëve të VV-së reagon pas zgjedhjes së presidentes

Hamza: Presidentja ka rol unifikues, partitë politike kanë përgjegjësitë e tyre

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Analiza/ Humbi apo fitoi Albin Kurti nga loja me president?
Next Article Justina Shiroka-Pula merr detyrën e presidentes së Kosovës
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lazim Destani uron zgjedhjen e Presidentes së re të Kosovës: Një kapitull i ri për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit
Maqedoni
Universiteti i Tetovës angazhohet për arsim më gjithëpërfshirës dhe mundësi të barabarta për çdo fëmijë
Maqedoni
Qeveria miratoi Rebalancin e ri të buxhetit për vitin 2026
Maqedoni TOP LAJM
Takim Gashi – Aktash
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?