By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Justina Shiroka-Pula merr detyrën e presidentes së Kosovës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Justina Shiroka-Pula merr detyrën e presidentes së Kosovës
Kosovë

Justina Shiroka-Pula merr detyrën e presidentes së Kosovës

admin
Last updated: 07/10/2026 16:26
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prshtinë, 07 tetor, argument.mk/ – Është mbajtur ceremonia e inaugurimit të Presidentes së Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, e cila ka pranuar zyrtarisht detyrën e kreut të shtetit, raporton Ekonomia Online.

Ceremonia është zhvilluar në oborrin e Presidencës, ku kanë marrë pjesë familjarë të Presidentes Shiroka-Pula, ambasadorë, përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe zyrtarë të Qeverisë së Kosovës.

Gjatë ceremonisë së inaugurimit, detyra e Presidentes i është dorëzuar zyrtarisht Shiroka-Pulës nga ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, duke shënuar edhe përfundimin e periudhës së ushtrimit të kësaj detyre nga ana e saj.

Shiroka-Pula u zgjodh Presidente e Republikës së Kosovës në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, të mbajtur më 6 tetor, në një votim që përfundoi pas mesnatës. Ajo mori 81 vota, ndërsa kandidatja tjetër, Eliza Hoxha, mori një votë. Dy fletëvotime u shpallën të pavlefshme.

Pas zgjedhjes, Shiroka-Pula bëri betimin kushtetues dhe, në fjalimin e saj të parë si Presidente, deklaroi se e pranon detyrën me nder dhe përgjegjësi të plotë. Ajo u zotua se do të jetë Presidente e të gjithë qytetarëve dhe se do të punojë për unitet, drejtësi, zhvillim dhe forcimin e institucioneve.

Me marrjen zyrtare të detyrës, Justina Shiroka-Pula bëhet Presidentja e shtatë e Republikës së Kosovës dhe gruaja e tretë që ushtron këtë funksion, pas Atifete Jahjagës dhe Vjosa Osmanit.

Zgjedhja e saj erdhi në fund të një periudhe të gjatë të ngërçit institucional, ndërsa votimi në Kuvend u zhvillua në orët e fundit të afatit kushtetues. Me zgjedhjen e Presidentes së re, Kosova shmangu edhe shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

You Might Also Like

“Ka 4 fëmijë”, mikesha e Justina Shiroka Pula tregon anën e panjohur të presidentes së re

OSBE: Kosova vazhdon një traditë të rëndësishme, sërish zgjodhi një grua për presidente

Arrestohet biznesmeni Valon Lluka, dyshohet për mashtrim dhe tri vepra të tjera penale

Shefja e deputetëve të VV-së reagon pas zgjedhjes së presidentes

Hamza: Presidentja ka rol unifikues, partitë politike kanë përgjegjësitë e tyre

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gruda: Ligji për Specialen është triumf i përpjekjes institucionale dhe shtetërore
Next Article Kurti: Kemi presidente të re, ky është lajmi më i gëzueshëm jo vetëm i tetorit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lazim Destani uron zgjedhjen e Presidentes së re të Kosovës: Një kapitull i ri për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit
Maqedoni
Universiteti i Tetovës angazhohet për arsim më gjithëpërfshirës dhe mundësi të barabarta për çdo fëmijë
Maqedoni
Qeveria miratoi Rebalancin e ri të buxhetit për vitin 2026
Maqedoni TOP LAJM
Takim Gashi – Aktash
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?