By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Grupi i Frontit Europian dërgoi kërkesë zyrtare te Këshilli i Europës për drejtësi selektive pas tragjedisë në Koçan
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Grupi i Frontit Europian dërgoi kërkesë zyrtare te Këshilli i Europës për drejtësi selektive pas tragjedisë në Koçan
Maqedoni

Grupi i Frontit Europian dërgoi kërkesë zyrtare te Këshilli i Europës për drejtësi selektive pas tragjedisë në Koçan

admin
Last updated: 29/03/2025 10:19
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 29 mars – Grupi Parlamentar i Frontit Europian në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut i ka dërguar një letër formale katër instrumenteve kyçe të Këshillit të Europës, përmes së cilës kërkon një vlerësim urgjent dhe ekspertizë mbi drejtësinë selektive pas tragjedisë në diskotekën në Koçan, ku humbën jetën 59 të rinj.

Letra është adresuar drejtpërdrejt te:

z. Michael O’Flaherty, Komisioner për të Drejtat e Njeriut;

znj. Claire Bazy, Kryetare e Komisionit të Venecias;

znj. Livia Stoica Becht, Sekretare Ekzekutive e GRECO-s (Grupi i Shteteve kundër Korrupsionit);

z. Theodoros Rousopoulos, Kryetar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Në letër, deputetët shprehin shqetësim për hetimet politikisht të motivuara dhe skandaloze, të cilat kanë në shënjestër vetëm ish-zyrtarë, ndërsa funksionarët aktualë – të cilët kanë pasur përgjegjësi institucionale pothuajse gjatë gjithë vitit para tragjedisë – janë lënë jashtë çdo procedure.
Letra thekson gjithashtu përfshirjen direkte dhe transaksionale të Kryeministrit në prokurori dhe në vetë hetimin, si dhe paradën publike dhe abuzimin gjatë arrestimit të një ish-ministri.

GP i Frontit Europian i kërkon Këshillit të Europës:

• Të dërgojë një mision të pavarur ekspertësh për të vlerësuar pavarësinë e hetimit;

- Advertisement -
Ad imageAd image

• Të iniciojë një debat në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës;

• Të kërkojë opinion nga Komisioni i Venecias për ndikimin mbi prokurorinë;

• Të angazhojë GRECO-n për të hetuar ndikimin politik mbi vendimet e prokurorisë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Deputetët theksojnë se drejtësia duhet të jetë e barabartë për të gjithë dhe nuk guxon të varet nga përkatësia politike.

Drejtësia selektive e minon shtetin e së drejtës dhe e shkatërron besimin e qytetarëve në institucionet.

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Arrestimi i Imamoglu-së, protestat godasin rëndë ekonominë turke. Analiza e DW: A do të preket turizmi?
Next Article Diddy përballet me një tjetër padi për sulm seksual ndaj një fotografi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?