By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Hapet solemnisht tubimi ndërkombëtar “Antifashizmi mes kujtesës dhe harresës” me rastin e 80 vjetorit nga seanca e parë e KAÇKM-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Hapet solemnisht tubimi ndërkombëtar “Antifashizmi mes kujtesës dhe harresës” me rastin e 80 vjetorit nga seanca e parë e KAÇKM-së
Maqedoni

Hapet solemnisht tubimi ndërkombëtar “Antifashizmi mes kujtesës dhe harresës” me rastin e 80 vjetorit nga seanca e parë e KAÇKM-së

admin
Last updated: 13/11/2024 15:56
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 13 nëntor – Në Muzeun e Luftës maqedonase për pavarësi në Shkup sot zyrtarisht është hapur tubimi ndërkombëtar “Antifashizmi mes kujtesës dhe harresës” me rastin e 80 vjetorit nga seanca e parë e KAÇKM-së që do të zgjasë deri të dielën.

Fjalë përshëndetëse para të pranishmëve kanë pasur drejtori i Institutit të historisë kombëtare – Shkup, Mitko Panov, rektori i Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup, Biljana Angellova, kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, Zhivko Popov, drejtoresha e Arkivit shtetëror Natasha Kotllar – Trajkova, si dhe kryeministri Hristijan Mickoski. Më pas ka vijuar hapja edhe rishikimi i ekspozitës.

Kryeministri në fjalimin e tij tha se tubimi është për shënimin e 80-vjetorit të seancës së parë të KAÇKM-së “një nga momentet më të ndritura të historisë sonë të re, kur të parët tanë morën vendime të rëndësishme që na mundësuan të ngritëmi si popull dhe si shtet”.

“Ky institucion – KAÇKM është shenjë e pashlyeshme e luftës maqedonase, dëshmia më e shenjtë se kombi maqedonas është krijuar me shumë mund dhe sakrificë të madhe”, nënvizoi kryeministri.

Ai tha se vendimet duhet të merren me shumë maturi, në mënyrë që të arrihet atje ku dëshiron. Më pas iu referua asaj që në pesë muajt e fundit kishte hasur dhe parë si person i parë në Qeverinë e Maqedonisë.

“Vetëm një demografi e fortë, një shtet i zhvilluar ekonomikisht dhe mbrojtje e asaj që është humbur në tryezë gjatë shtatë viteve të fundit mund të na çojë atje ku duhet të jemi dhe ku pretendojmë të jemi si komb”, theksoi ai.

Drejtori i Institutit të historisë kombëtare – Shkup, Panov tha se KAÇKM na obligon që të vazhdojmë besëlidhjen e banorëve të Ilindenit dhe të mos heqim dorë nga traditat dhe trashëgimia historike, të cilave ata iu referuan gjatë ndërtimit të shtetit. Sepse, siç nënvizoi ai, “Ilindeni nuk është vetëm e kaluara jonë maqedonase, por edhe post- historia jonë”.

“Prandaj, ne duhet të jemi të denjë për qytetarët tanë të KAÇKM-së dhe me krenari të ngremë flamurin e Goce Dellçevit dhe të gjithë ilindenasve tanë, sepse epopeja e Ilindenit është vendosmëria për të mos qenë skllav i askujt, për të jetuar si popull i lirë dhe për të treguar se sa i fuqishëm është grushti për të fituar luftën e drejtë për liri”, theksoi ai.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Rektorja Biljana Angellova theksoi se KAÇKM është themeli për zhvillimin institucional dhe të gjithanshëm të vendit, ku përfshihet edhe universiteti më i vjetër shtetëror “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup.

“Përderisa vendi vazhdon të përballet me sfidat në rrugën e saj drejt BE-së dhe me të gjitha sfidat globale, më shumë se kurrë, parimet dhe idealet e KAÇKM-së duhet të mbeten të ndërtuara në thelbin e të gjitha vendimeve të ardhshme, sepse ato janë bazë e identitetit kombëtar dhe shtetësisë së Maqedonisë”, nënvizoi Angellova.

Duke iu referuar rrugës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, siç tha madje kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, Zhivko Popov, populli maqedonas është bërë shembull i bashkëjetesës paqësore me vendet fqinje.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Por edhe krahas kësaj, tha ai, “ka munguar hapja e procesit të negociatave me BE-në”.

Drejtoresha e Arkivit shtetëror, Kotllar-Trajkova tha se arkivi, si thesar i trashëgimisë historike dhe institucion kërkimor shkencor, me rastin e tetëdhjetëvjetorit, vendosi të fokusohet në historinë e shtetformësisë së popullit maqedonas të prezantuar përmes KAÇKM-së dhe ekspozimit të tij publik, përmes një ekspozite tematike.

Materiali për ekspozitën, siç sqaroi ajo, vjen nga fondi “KAÇKM-së” i regjistruar në Arkivin e shtetit me numrin 157, përfshin 22 kuti arkivore ku vetëm një pjesë është botuar në shtatë libra, apo rreth 4.000 faqe.

“Ky thesar i dokumentuar dëshmon se KAÇKM, Ilindeni i dytë, mbetet faqja më domethënëse e historisë së re të Maqedonisë dhe frymëzim i mëtejshëm në historinë kombëtare”, shton Kotllar – Trajkova.

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Publikohet një pjesë e shtëpisë së edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Next Article San-Paulo, nis transmetimi i emisioneve televizive të CMG-së në Brazil

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?