By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Haradinaj përjashton mundësinë e bashkëpunimit me Kurtin, thotë se Qeverinë duhet ta formojë opozita
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Haradinaj përjashton mundësinë e bashkëpunimit me Kurtin, thotë se Qeverinë duhet ta formojë opozita
Maqedoni

Haradinaj përjashton mundësinë e bashkëpunimit me Kurtin, thotë se Qeverinë duhet ta formojë opozita

admin
Last updated: 07/03/2025 10:23
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka përjashtuar çdo mundësi të bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje, për formimin e qeverisë.

Ai thotë për KosovaPress se qeverinë duhet ta formojë opozita dhe sipas tij ka komunikim për këtë.

“Besoj që veç shihet se shumicën e ka opozita, kuptohet pas afateve kushtetuese opozita mund ta krijojë qeverinë. Besoj kjo është ajo që na takon neve si opozitarë, që të bashkohemi dhe të krijojmë qeverinë nga opozita. Ka komunikim të ndërsjellë [me opozitën], nuk ka ndonjë avancim konkret për shkak se janë edhe afatet kushtetuese, por besoj ka gatishmëri që të ecim”, deklaroi Haradinaj.

Haradinaj thotë se qëndrimi i AAK-së është një qeveri prej opozitës, derisa pyetet se në cilin rast do të bashkëpunonte me partinë e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, transmeton KosovaPress.

“Ne jemi në opozitë dhe si opozitarë angazhohemi me i dhënë Kosovës qeverinë e shumicës së opozitës. Ky është qëndrimi dhe i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës”, shton ai.

Numërimi i votave të zgjedhjeve të përgjithshme ka përfunduar të mërkurën e 5 marsit.

Sipas rezultateve preliminare të publikuara në platformën elektronike të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë e para, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës, pastaj Lidhja Demokratike të Kosovës dhe e katërta, sipas votave, është radhitur koalicioni AAK-Nisma.

Shefja e Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje tha se të enjten për A2CNN se “lehtësia me të cilën po diskutohet një qeveri e opozitës nuk është reale” duke pasur parasysh sipas saj numrat e dallimet mes partive politike, përcjellë KosovaPress.

Ndërkaq, e pyetur nëse janë të hapur për bashkëpunim me Nismën e Fatmir Limajt që ka siguruar tre deputetë në Kuvend, Kusari-Lila deklaroi se nuk mjafton vetëm gatishmëria.

You Might Also Like

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune

Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë

Zajkova: Në vend që të mburret me karburantin e lirë, Qeveria t’i subvencionojë qytetarët

Siljanovska-Davkova do të marrë pjesë në Samitin e 22-të Evropian në Salzburg

“Më ka ndaluar shërbimi sekret”, ish-deputeti i PD flet pasi iu refuzua hyrja: Më nxorën një fletë, kërkuan që…

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article BE ndalon shitjen e veturave të reja me benzinë ose naftë – kur do të hyjë në fuqi vendimi?
Next Article Agravon debati mes tyre, Vserlo ‘kërcënon’ Gjestin: Mbylle gojën para se të jetë shumë vonë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?