By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të fundos
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të fundos
Kosovë

Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të fundos

admin
Last updated: 15/05/2026 09:15
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 15 maj Zhurnal.mk –Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për rolin e ambicies në politikë dhe fusha të tjera të jetës, duke theksuar se pa ambicie nuk mund të arrihen objektiva të mëdha.

Thaçi ka deklaruar se gjatë gjithë jetës së tij ka qenë ambicioz dhe se këtë e konsideron një nga arsyet e arritjes së qëllimeve politike.

“Gjithë jetën kam qenë dhe jam ambicioz, i madh bile. Por, edhe kam punuar shumë për realizimin e qëllimeve: të lirisë dhe pavarësisë. Ka mbetur edhe integrimi në NATO dhe BE”, ka thënë ai.

Sipas tij, ambicia është e domosdoshme jo vetëm në politikë, por edhe në fusha të tjera si shkenca, media, sporti apo biznesi.

“Ata që duan të futen në politikë, shkencë, media, sport, biznes apo aktivitete tjera… nëse nuk kanë ambicie mos të futen fare, sepse bëhen barrë për të tjerët”, është shprehur Thaçi.

Ai ka theksuar se ambicia nuk duhet ngatërruar me karrierizmin, duke i cilësuar si dy koncepte të ndryshme.

“Janë dy kategori mendimi, sjelljeje dhe veprimi shumë të dallueshme. Nuk i ndan fija e perit, por vlera dhe deri ku shkon antivlera”, ka deklaruar ai.

Thaçi ka përmendur edhe rrugëtimin e tij politik, duke thënë se në disa raste është tërhequr nga pozita të larta për arsye politike dhe institucionale.

Ai ka kujtuar vitet 2001 dhe 2014, kur, pavarësisht fitoreve zgjedhore, ishte tërhequr nga posti i kryeministrit, si dhe dorëheqjen e tij nga posti i presidentit në vitin 2020 para dërgimit në Hagë.

“Në politikë, jo rrallë një hap prapa të hap shtigje të reja, por mund edhe të të fundos. Varet si e menaxhon tërheqjen dhe për çfarë motivi ndërton rikthimin”, ka thënë Thaçi.

Sipas tij, suksesi politik kërkon durim, kontroll të egos dhe menaxhim të interesit personal në funksion të kauzës. /Kanal10

You Might Also Like

Analiza/ A është veriu i Kosovës gati për reduktimin e KFOR-it?

PDK i drejtohet sërish Deharit për vazhdimin e seancës

Kapet në flagrancë duke tentuar të vjedhë në një shtëpi, arrestohet 33-vjeçari në Prishtinë

Në Kosovë regjistrohen raste të reja me fruth

Haradinaj: Kosova po i shet qymyr Maqedonisë së Veriut, ndërsa blen rrymë me mbi një miliard euro

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Njësia Speciale qëndroi deri në mëngjes në Skenderaj, policia tha se bëhej fjalë për një plan operativ rutinor
Next Article Flokët e lagura ju sëmurin dhe ushqimi në darkë ju shëndosh… Ja mitet e pavërteta
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje
Maqedoni TOP LAJM
Objekti i panjohur shkel hapësirën ajrore të Moldavisë
Bota
Letonia kërkon 7 miliardë euro nga BE-ja për të përballuar pasojat e luftës së Rusisë
Bota
Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?