By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Njësia Speciale qëndroi deri në mëngjes në Skenderaj, policia tha se bëhej fjalë për një plan operativ rutinor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Njësia Speciale qëndroi deri në mëngjes në Skenderaj, policia tha se bëhej fjalë për një plan operativ rutinor
Kosovë

Njësia Speciale qëndroi deri në mëngjes në Skenderaj, policia tha se bëhej fjalë për një plan operativ rutinor

admin
Last updated: 15/05/2026 09:14
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 15 maj Zhurnal.mk – Mbrëmja e së enjtes në Skenderaj u shoqërua me zhvillime të shumta pas incidentit ku u përfshinë kryetari i komunës Sami Lushtaku dhe kryetari i degës së LVV-së, Hysni Mejani.

Pas ngjarjes, Prokuroria Themelore në Mitrovicë njoftoi se dy persona, E.L. dhe B.N., janë ndaluar për 48 orë nën dyshimin për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”. Burime mediale raportuan se në mesin e të ndaluarve janë edhe Amir Lushtaku dhe Bekim Nura.

Situata u tensionua më tej kur pjesëtarë të Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës zbritën në Skenderaj dhe qëndruan në qytet deri në orët e hershme të mëngjesit. Prania e tyre nxiti reagime të ashpra nga figura të PDK-së dhe qytetarë lokalë, të cilët kërkuan sqarime për arsyen e angazhimit të forcave speciale.

Qytetarët fillimisht u grumbulluan para Stacionit Policor në Skenderaj dhe më pas në qendër të qytetit, ku patën komunikim të drejtpërdrejtë me policinë. Ata kërkuan përgjigje lidhur me praninë e Njësisë Speciale, ndërsa policia deklaroi se bëhej fjalë për një “plan operativ rutinor”.

Ish-deputetja Ganimete Musliu e quajti situatën “tallje me qytetarët e Skenderajt” dhe akuzoi pushtetin për përdorim politik të institucioneve shtetërore. Ndërkohë, nënkryetari i komunës Fadil Nura deklaroi se prania e forcave speciale zgjon kujtime të rënda për qytetin.

Drejtoresha e Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Afërdita Mikullovci, tha se vendosja e Njësisë Speciale ishte çështje rutinore dhe operative, e lidhur me kontrolle dhe aktivitete policore të zakonshme.

Pas disa orësh tensione dhe grumbullimi të qytetarëve, Njësia Speciale dhe forcat tjera policore u larguan nga Skenderaj në orët e para të mëngjesit, ndërsa qytetarët paralajmëruan reagime të tjera edhe gjatë ditës së sotme.

You Might Also Like

Analiza/ A është veriu i Kosovës gati për reduktimin e KFOR-it?

PDK i drejtohet sërish Deharit për vazhdimin e seancës

Kapet në flagrancë duke tentuar të vjedhë në një shtëpi, arrestohet 33-vjeçari në Prishtinë

Në Kosovë regjistrohen raste të reja me fruth

Haradinaj: Kosova po i shet qymyr Maqedonisë së Veriut, ndërsa blen rrymë me mbi një miliard euro

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mot i vranët me intervale me diell
Next Article Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të fundos
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje
Maqedoni TOP LAJM
Objekti i panjohur shkel hapësirën ajrore të Moldavisë
Bota
Letonia kërkon 7 miliardë euro nga BE-ja për të përballuar pasojat e luftës së Rusisë
Bota
Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?