By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Haxhiu: Nisma e re për Ligjin për Specialen do të procedohet brenda kësaj jave
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Haxhiu: Nisma e re për Ligjin për Specialen do të procedohet brenda kësaj jave
Kosovë

Haxhiu: Nisma e re për Ligjin për Specialen do të procedohet brenda kësaj jave

admin
Last updated: 28/11/2026 13:59
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 23 nëntor, Argument – Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se brenda kësaj jave pritet të procedohet një nismë e re lidhur me Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, pasi ligji ishte kthyer në Kuvend nga presidentja e vendit, raporton Ekonomia Online.

Haxhiu ka thënë se për këtë çështje është kërkuar një opinion nga Drejtoria Ligjore e Kuvendit, pasi ka përfunduar afati katërjavor që Komisioni përkatës kishte në dispozicion për ta proceduar raportin në seancë plenare.

Ajo ka theksuar se deri më tani nuk ka pasur probleme përmbajtësore, por vetëm çështje procedurale, të cilat pritet të tejkalohen me nismën e re.

“Ajo që ndërlidhet me rezolutën nga interpelanca, me Ministrinë e Shëndetësisë, po ashtu për çështjet e furnizimit me energji elektrike, rezultat e propozuar, e gjithashtu edhe çështjet që ndërlidhen me emërimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës, për Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës dhe për komandimin për shkarkimin e anëtarëve në Këshillin Pavarur të Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, dhe çështje të tjera që ndërlidhen me ndërhyrjet e Komisionit Parlamentar. Sa i përket ligjit numër 11/L/009 për ndryshimet dhe plotësimin e ligjit numër 05/L-053 për dhomat e specializuara dhe zyrën e prokurorit të specializuar, çështje kthyer nga presidentja e vendit. Ne, si kryetari i vendit, kërkuam një opinion në raport me veprimin e radhës për shkak se, sipas rregullores së Kuvendit, pas kthimit të një ligji në Kuvendin e Republikës së Kosovës, pra siç e kemi rastin në fjalë, Komisioni përkatës i ka 4 javë për ta proceduar raportin në seancën plenare. Ky afat tashmë ka përfunduar dhe nga personat përgjegjës, përkatësisht nga Drejtoria Ligjore, kemi kërkuar se çka ndodh në rrethanat në qoftë se ky afat kalohet, sepse besoj e dini që nuk parashihet ndonjë pasojë se çka ndodh në qoftë se nuk kemi një vendim në raport me afatet ose sipas afateve. Sipas informacioneve që unë i kam, një nismë e re ndërlidhur me këtë do të procedohet brenda kësaj jave. Se çka përmban ajo, natyrisht që do ta diskutojmë kur ajo të procedohet, por duhet të theksoj që në raport me këtë çështje nuk kemi pasur ndonjë problem mbajtësor. Çështjet kanë qenë krejtësisht të natyrës procedurale. Ato besoj që tashmë tejkalohen dhe do të ketë një draft të ri në raport me çështjen e vendimit të padrejtë të Gjykatës Speciale. Prandaj, edhe sapo ky draft të procedohet, natyrisht që edhe do të njoftoheni”, tha Haxhiu.

E pyetur nëse do të ketë diskutim publik para procedimit të nismës së re, Haxhiu ka thënë se një praktikë e tillë nuk është aplikuar më parë, por mundësia për dëgjime publike dhe konsultime mbetet në përgjegjësi të komisionit përkatës parlamentar, pasi nisma të procedohet.

“Kur ka një nismë që procedohet nga deputetët. Nuk ka në praktika që ka një diskutim publik paraprakisht, por pasi që të procedohet dhe pasi që të ngarkohen Komisionet Parlamentare, Komisioni i Gjykatës në këtë rast, ai përgjegjësi e mban, mund të mbajë dëgjime publike apo konsultime me aktet relevante për të njëjtën. Por paraprakisht nuk është as praktikë që e kemi aplikuar në kaluarën”, ka thënë Haxhiu.

You Might Also Like

Konjufca me mesazh për 28 Nëntorin: Le të na bashkojë gjithnjë flamuri kuqezi

28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë

Qytetari ia thotë në sy Përparim Ramës: “Krejt shqiptaria po feston, ti po provokon”

Festa në Kosovë fillon me homazhe dhe aktivitete në nderim të familjes Jashari dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

28 Nëntori vë në pah sfidat e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri, a po mungon koordinimi për çështjet kombëtare?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Lushaku-Sadriu kërkon llogari nga BE-ja: Kosova u përjashtua nga Forumi i Zgjerimit
Next Article Nikolloski dhe Zomer diskutojnë për turizmin dhe lidhjet ajrore

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?