By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Lushaku-Sadriu kërkon llogari nga BE-ja: Kosova u përjashtua nga Forumi i Zgjerimit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Lushaku-Sadriu kërkon llogari nga BE-ja: Kosova u përjashtua nga Forumi i Zgjerimit
Kosovë

Lushaku-Sadriu kërkon llogari nga BE-ja: Kosova u përjashtua nga Forumi i Zgjerimit

admin
Last updated: 28/11/2026 13:59
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 23 nëntor, Argument – Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ka bërë të ditur se është miratuar agjenda për seancën e së enjtes, ndërsa pyetjet parlamentare të parashtruara nga deputetët pritet të trajtohen në një seancë të veçantë, e cila potencialisht mund të mbahet të premten, raporton Ekonomia Online.

Ajo ka njoftuar se në mbledhjen e Kryesisë është marrë vendim që pyetjet parlamentare, të cilat janë mbledhur nga një numër i madh deputetësh, të adresohen në një seancë të veçantë.

“Miratuam agjendën për seancën e së enjtes. Njëkohësisht morëm edhe një vendim që pyetjet parlamentare të mbledhura nga shumë deputetë të adresohen në një seancë të veçantë, që potencialisht mund të jetë të premten. Kjo ishte përgjithësisht për Kryesinë”, tha Lushaku-Sadriu.

Ndërkaq, ajo ka bërë të ditur se gjatë ditës është mbajtur edhe një takim në kuadër të Komisionit për Integrime Evropiane, ku është ftuar udhëheqësi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë. Sipas saj, gjatë këtij takimi është kërkuar një sqarim zyrtar me shkrim dhe kërkimfalje nga institucionet e Bashkimit Evropian lidhur me mospjesëmarrjen e Kosovës në Forumin e Zgjerimit.

Lushaku-Sadriu e ka cilësuar këtë situatë si një incident, duke ngritur shqetësime edhe për përfshirjen e një kënge me motive nacionaliste, e cila, sipas saj, është në kundërshtim të plotë me qëndrimet dhe synimet e Bashkimit Evropian.

“Ne kemi ftuar kryesuesin ose udhëheqësin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, nga i cili kemi adresuar një kërkesë të qartë: një sqarim me shkrim dhe kërkimfalje nga institucionet e Bashkimit Evropian për mospjesëmarrjen e Kosovës, institucioneve të Kosovës, në Forumin e Zgjerimit. Një incident në fakt, edhe për mospjesëmarrje, edhe sa i përket këngës me motive nacionaliste, e që është komplet në kundërshtim me qëndrimet dhe synimin e Bashkimit Evropian”, shtoi.

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së ka theksuar se kërkesa e tyre është që sqarimi të vijë nga nivelet më të larta politike të Bashkimit Evropian.

Ajo ka bërë të ditur se i ka adresuar tri kërkesa komisioneres evropiane për Zgjerim, Marta Kos, duke kërkuar shpjegime për mënyrën e përzgjedhjes së këngës, përjashtimin e Kosovës nga Forumi i Zgjerimit, si dhe kriteret e përzgjedhjes së shteteve pjesëmarrëse.

“I kam adresuar tri kërkesa ndaj komisioneres Marta Kos për sqarim, edhe për mënyrën se si është selektuar ajo këngë, por edhe për mospjesëmarrjen e Kosovës, si dhe përzgjedhjen e shteteve në Forumin e Zgjerimit. Kërkojmë që të kemi një sqarim me shkrim nga nivelet më të larta politike”, ka deklaruar Lushaku-Sadriu.

You Might Also Like

Konjufca me mesazh për 28 Nëntorin: Le të na bashkojë gjithnjë flamuri kuqezi

28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë

Qytetari ia thotë në sy Përparim Ramës: “Krejt shqiptaria po feston, ti po provokon”

Festa në Kosovë fillon me homazhe dhe aktivitete në nderim të familjes Jashari dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

28 Nëntori vë në pah sfidat e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri, a po mungon koordinimi për çështjet kombëtare?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mickoski: Fitorja më e madhe e shoqërisë është që çdo fëmijë të ketë mundësinë të fitojë në jetë
Next Article Haxhiu: Nisma e re për Ligjin për Specialen do të procedohet brenda kësaj jave

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?