By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Helmimi i fëmijëve me salmonelë në një kopsht të Gramshit, prindërit në protestë: Të zbardhet ngjarja
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Helmimi i fëmijëve me salmonelë në një kopsht të Gramshit, prindërit në protestë: Të zbardhet ngjarja
Shqipëri

Helmimi i fëmijëve me salmonelë në një kopsht të Gramshit, prindërit në protestë: Të zbardhet ngjarja

admin
Last updated: 26/05/2025 12:48
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prindërit në Gramsh kanë zhvilluar një protestë lidhur me infektimet e fëmijëve me salmonelë në një kopsht, ku të paktën 14 prej tyre janë helmuar.

Në total u morën 79 mostra nga ky kopsht, nga fëmijët, tek edukatorët dhe punonjës nga kuzhina.

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Gramshit, njëkohësisht prind i një prej fëmijëve të helmuar, foli për Euronews Albania se si qëndron situata duke parashtruar problematikat.

“Të zbardhet e gjithë ngjarja, mbulimi i kësaj nuk është në interes të qytetarëve të Gramshit. Duke heshtur sot mund të rishfaqet si problematikë, nëse jo në Gramsh, diku tjetër. Ata vazhdojnë akoma ta mbajnë të fshehtë sikur është diçka normale që të helmohen 14 fëmijë në kopsht.

I bëj thirrje Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore të Elbasanit të hetojë çështjen dhe ti pyes një nga një, të na pyesin dhe ne prindërit sepse i japim ne informacionet, sepse ka informacione që ai zotëria që sjell ushqimet është dhe shofer, merr ushqimet, i fut brenda , i bën  të gjitha. Mund të ketë ardhur dhe nga diçka tjetër prandaj kërkoj të hetohet, ta dimë nga se vjen.

Si anëtar i Këshillit Bashkiak do e kërkoj në Këshill që operatori të mos jetë më në rrethet jashtë Gramshit por të jetë autokton.

Dyshimet tona janë për salmonelë pasi ka tre muaj që flitet për këtë gjë dhe mund ta eliminonin si produkt dhe jo duke ia shërbyer fëmijëve.

Unë vetë si prind e kam ngritur këtë shqetësim në Këshill, sepse cilësia e ushqimit të lë për të dëshiruar. E kanë refuzuar këtë kërkesë pasi e kanë marrë si politikë, por ne këtu po jetojmë dhe këtu po çojmë fëmijët në kopsht”, tha prindi. /Euronews

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pesë shenja që tregojnë se fëmijët ndihen të injoruar
Next Article I gjendet lëndë pluhuri të bardhë, arrestohet 55 vjeçari nga Çegrani

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?