By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Help4You” tashmë edhe në shqip, platforma e Europol në ndihmë të të rinjve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > “Help4You” tashmë edhe në shqip, platforma e Europol në ndihmë të të rinjve
Shqipëri

“Help4You” tashmë edhe në shqip, platforma e Europol në ndihmë të të rinjve

admin
Last updated: 28/11/2026 13:01
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 19 nëntor, Argument – Platforma “Help4You”, e krijuar nga Europol, është tashmë e disponueshme edhe në gjuhën shqipe, duke u ofruar nxënësve dhe të rinjve informacion dhe këshillim për rastet e dhunës dhe problematikat që hasin në hapësirën digjitale.

Bërja e platformës të aksesueshme në shqip është bërë falë bashkëpunimit mes Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike dhe Projektit Suedez për Policimin në Komunitet.

Në takimin përmbyllës të trajnimit të zhvilluar nga Programi SCPA, në bashkëpunim me Sektorin e Policimit në Komunitet të DPPSh-së, morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, dhe Zëvendësministrja e Punëve të Brendshme, Anisa Ruseti, të cilët dorëzuan certifikatat për ndihmës specialistët për Edukimin dhe Punën me të Rinjtë.

Gjatë fjalës së tij, Hita falënderoi drejtorin e programit “SCPA”, Ansi Shundi, për realizimin e këtij trajnimi dhe përgëzoi punonjësit e Policisë për punën e palodhur që bëjnë gjatë gjithë vitit në shkollat e vendit.

“Ju jeni përfaqësuesit e Policisë së Shtetit në marrëdhënien me brezin e ri, veçanërisht me nxënësit e shkollave 9-vjeçare. Roli juaj është thelbësor, sepse përmes komunikimit dhe edukimit ju ndihmoni në ndërtimin e një marrëdhënieje besimi mes Policisë dhe komunitetit. Edukimi i të rinjve me frymën e respektimit të ligjit, dallimit të së mirës nga e keqja dhe respektimit të normave shoqërore është një investim për të ardhmen. Në këtë mënyrë ndihmojmë në rritjen e një brezi të përgjegjshëm, që di të kundërshtojë dhunën dhe sjelljet antisociale”, tha Hita.

Hita theksoi “se puna në shkolla mbetet një prioritet për Policinë e Shtetit”.

“Më tej, dua të ndalem te një mesazh që e konsideroj shumë të rëndësishëm: mos e shihni veten thjesht si punonjës policie që shkoni në shkollë për të zhvilluar një orë edukimi. Shiheni veten si një pikë referimi për nxënësit, si njerëz te të cilët ata mund të drejtohen pa frikë, të kërkojnë ndihmë dhe të gjejnë mbështetje!”, tha ai.

Ndërkaq, zëvendësministrja Ruseti vlerësoi se rritja e numrit të grave dhe vajzave në radhët e Policisë, si dhe angazhimi i tyre në edukimin e të rinjve, ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e besimit të nxënësve dhe të rinjve, si dhe ka nxitur referimin e menjëhershëm dhe zgjidhjen e problematikave.

“Besoj fort se ne të gjithë në punë kemi detyra funksionale, ato që na ngarkon ligji, por mënyra se si jepet prioriteti dhe ku ne duam të fokusohemi bën diferencën nga një vit shkollor në një vit tjetër. Gjithashtu, e vlerësoj shumë që ky ka qenë një nga ato vite kur jo vetëm të katërta ministritë që janë angazhuar në Paketën e Sigurisë në Shkolla, por veçanërisht Policia e Shtetit e ka pasur sigurinë në shkolla prioritet. Kështu që, për këtë doja shumë t’ju jepja një falënderim të veçantë të gjitha strukturave të Policisë së Shtetit, duke qenë se kur vjen puna te fëmijët, është rasti tipik kur na bashkohet detyra jonë funksionale dhe ligjore me detyrën tonë personale si prindër dhe si familjarë”, tha Ruseti.

Ajo shtoi se “kontakti me punonjësit socialë, psikologët dhe oficerët e sigurisë në shkolla patjetër ka një afërsi pak më të natyrshme kur vjen puna te vajzat dhe gratë, dhe ku, mbi të gjitha, besoj se është një objektiv i yni kombëtar, ai i të pasurit më shumë vajza dhe gra që i bashkohen strukturave të Policisë së Shtetit”.

Ndërkaq, Drejtori i Programit SCPA, Shundi, theksoi se këto trajnime kanë për qëllim të njohin punonjësit e Policisë me përmbajtjen, rolin dhe përgjegjësitë që burojnë nga Paketa Kombëtare e Sigurisë në Shkolla, të qartësojnë rolet, kur dhe si ndërhyn Policia, çfarë i takon drejtorisë, psikologut të shkollës dhe strukturave të tjera, si Njësia për Mbrojtjen e Fëmijëve, si dhe të krijojnë kanale të shpejta dhe të qarta referimi dhe raportimi të rasteve ndërmjet Policisë, shkollës dhe prindërve.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Araujo, Mastantuono, Frattesi dhe shtatë lojtarë tjerë që po shkëlqejnë si huazime këtë sezon
Next Article ILD kërkoi uljen e pagës me 40%, KLP cakton “vërejtje publike” për prokuroren në Dibër

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?