By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ILD kërkoi uljen e pagës me 40%, KLP cakton “vërejtje publike” për prokuroren në Dibër
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > ILD kërkoi uljen e pagës me 40%, KLP cakton “vërejtje publike” për prokuroren në Dibër
Shqipëri

ILD kërkoi uljen e pagës me 40%, KLP cakton “vërejtje publike” për prokuroren në Dibër

admin
Last updated: 28/11/2026 13:01
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 19 nëntor, Argument – Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) pranoi pjesërisht kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD) për caktim mase disiplinore ndaj magjistrates S.Q., prokurore pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, duke i caktuar masën “Vërejtje publike”, ndërsa ILD kishte propozuar masë “Ulja e pagës deri në 40 për qind për një periudhë jo më të gjatë se një vit”

Kërkesa e ILD erdhi pas një hetimi disiplinor të nisur kryesisht e që evidentoi shkelje të prokurores në zbatimin e legjislacionit procedural penal.

Sipas raportit të ILD prokurorja kishte refuzuar t’i përcillte Gjykatës së Apelit informacionin e kërkuar, duke e argumentuar me ruajtjen e sekretit hetimor. Gjykata e vlerësoi këtë qëndrim si zbatim i gabuar i legjislacionit procedural penal, që ndikoi në shqyrtimin e masës së sigurimit dhe kufizoi kështu mundësinë e gjykatës për të shqyrtuar plotësisht ankimin në një çështje që lidhej me të drejtën e individit për liri.

ILD vlerësoi se prokurorja kishte vijuar me të njëjtin qëndrim, pavarësisht njohurive dhe përvojës së saj profesionale. Sipas Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, kjo sjellje e vullnetshme përbën shkelje të rëndë disiplinore, që dëmton imazhin e sistemit të drejtësisë, besimin e publikut dhe rrezikon të krijojë precedent negativ edhe për magjistratë të tjerë, duke nxitur përsëritjen e praktikave të papërshtatshme në raste të ngjashme.

Si konkluzion, ILD i propozoi KLP-së uljen e përkohshme të pagës deri në 40 për qind, për një periudhë deri në një vit ndaj prokurores S.Q.. Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi kërkesën pjesërisht, duke i caktuar masë tjetër, atë të “Vërejtjes publike”.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Help4You” tashmë edhe në shqip, platforma e Europol në ndihmë të të rinjve
Next Article Takimi historik Trump, Putin dhe Xi në Kinë: Paqja globale mes vendeve të mëdha sjell stabilitet për botën

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?