By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Heronjtë e padukshëm të Pollogut
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Heronjtë e padukshëm të Pollogut
Maqedoni

Heronjtë e padukshëm të Pollogut

admin
Last updated: 26/09/2026 11:41
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 26 shtator argument.mk/ – Sapo zbardh dita, kur rrezet e para të diellit ende nuk kanë prekur majat e Sharrrit dhe banorët e Tetovës e të Gostivarit janë ende në gjumin e tyre, një grup njerëzish nisin betejën e tyre të përditshme. Janë punëtorët e Ndërmarrjeve Publike Komunale me fshesën në dorë, të veshur me jelekët e tyre portokalli që ndriçojnë në mjegullën e mëngjesit, ata përshkojnë hap pas hapi çdo cep, trotuar e rrugicë. Hapësira që për pjesën më të madhe të shoqërisë janë thjesht pjesë e përditshmërisë kalimtare, ndërsa për këta punëtorë janë zyra e tyre e hapur nën qiell të lirë.

Aty ku dikush, me një lehtësi hedh një bisht cigareje, një letër, një ambalazh plastike apo një qese të tërë mbeturinash, janë pikërisht këta njerëz që përkulen për t’i mbledhur. Për ta, kalendari nuk ka rëndësi. Nuk ka rëndësi nëse dita ka nisur me një diell përvëlues apo me një shi të ftohtë. Temperatura mund të jetë nën zero por kjo nuk ndryshon asgjë, puna i pret dhe detyra e tyre nuk pret ngurrim. Ata janë aty për të mirëmbajtur dinjitetin e pastërtisë të qyteteve tona.

Megjithatë, pas kësaj pune të palodhshme fshihet një realitet i hidhur shoqëror, një kontrast i thellë mes asaj që kërkojmë dhe asaj që ofrojmë si banorë. Ne, me shumë të drejtë, i duam rrugët e pastra. Reagojmë ashpër në rrjetet sociale, shprehim indinjatë kur shohim plehra dhe kërkojmë llogari të rreptë nga institucionet kur pastërtia nuk është në nivelin e duhur. Pra, ne dëshirojmë që puna jonë, në cilindo profesion që bëjmë, të vlerësohet maksimalisht, por harrojmë të vlerësojmë punën e tjetrit që pastron pas nesh.

Mesazhi që vjen nga qytetarët e ndërgjegjshëm është një thirrje për zgjim.

“Ti që e hap derën e veturës në mes të bulevardit dhe zbras me gjakftohtësi mbetjet e cigareve në rrugë; ti që hedh letra, shishe dhe qese plot mbeturina nga dritarja, edhe kur kontejnerin e ke vetëm pak metra më tej… para se ta bësh këtë gjest, mendo!” thonë qytetarë të ndërgjegjshëm.

Justifikimet tona janë gjithmonë banale. “Është vetëm një letër e vogël”, “Nuk ka ku t’i hedh” ose “Vetëm këtë herë se kam nxitim”. Por kjo është një matematikë e gabuar shoqërore. Kur këto rrugë frekuentohen nga mijëra e qindra njerëz brenda ditës, dhe nëse çdonjëri prej tyre zgjedh të hedhë “diçka të vogël”, brenda pak orësh krijohen grumbuj masivë mbeturinash. Ajo që për një qytetar është një sekondë pakujdesie, për punëtorin e NPK-së përkthehet në orë të tëra angazhimi shtesë në kushte shpeshherë të papërshtatshme.

Papërgjegjshmëria qytetare në Tetovë dhe Gostivar ka arritur në pikën ku pastrimi nuk është më një proces mirëmbajtjeje, por një luftë e vazhdueshme me ndërgjegjen qytetare.

Punëtorët e Ndërmarrjeve Publike Komunale janë, pa asnjë dyshim, heronjtë e padukshëm të këtyre hapësirave urbane. Ata janë vija e parë e mbrojtjes së shëndetit publik dhe ambientit. Ironia e madhe qëndron në faktin se ata kujdesen për qytetet tona edhe atëherë kur ne të tjerë, përmes veprimeve tona të përditshme, bëjmë të kundërtën pra punojmë me ngulm për t’i ndotur ato.

You Might Also Like

Lavrov akuza të forta në OKB: Evropa po bllokon bisedimet e paqes me Ukrainën, Perëndimi po shkon drejt rrugës pa krye

Granit Osmani: BDI-ja s’ka të drejtë ta përdorë emrin e UÇK-së për interesat e veta politike

ASH mbajti kuvendin zgjedhor në Tearcë, kryetar dege u zgjodh Mumin Xhemaili

Mickoski: Nevojiten rezultate të shpejta nga BE-ja për të ulur frustrimet e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor

Nesër në Shkup marsh protestues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article VLEN: Forcojmë boshtin me diasporën shqiptare dhe SHBA-në
Next Article Policia serbe ndalon në kufi kryetarin e Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lavrov akuza të forta në OKB: Evropa po bllokon bisedimet e paqes me Ukrainën, Perëndimi po shkon drejt rrugës pa krye
Bota Maqedoni TOP LAJM
Rama njofton daljen me një mesazh para kombit
Shqipëri
Zvicra bindëse në Shkup, Maqedonia e Veriut e nis me humbje Ligën e Kombeve
Sport
Aksident i rëndë në Çair, motori përplaset me një veturë përballë Komunës
Kronika

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?