By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Hiqet nga Lista e Zezë e SHBA-së shqiptari nga Maqedonia e Veriut i njohur si Abu Qatada al-Albani
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Hiqet nga Lista e Zezë e SHBA-së shqiptari nga Maqedonia e Veriut i njohur si Abu Qatada al-Albani
Maqedoni

Hiqet nga Lista e Zezë e SHBA-së shqiptari nga Maqedonia e Veriut i njohur si Abu Qatada al-Albani

admin
Last updated: 26/08/2026 14:02
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 gusht, argument.mk/ – Abdul Samrez Jashari, i lindur në Maqedoninë e Veriut dhe i njohur edhe si Abu Qatada al-Albani, është hequr nga lista e personave të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kjo u bë e ditur përmes vendimeve të fundit të Departamentit Amerikan të Thesarit, i cili ka bërë përditësime në listën e personave të sanksionuar.

Al-Albani është udhëheqës i grupit “Xhemati Albani”, një grup militant i përbërë kryesisht nga shqiptarë etnikë, kishte raportuar REL më 8 janar 2025.Grupi kishte një aleancë me Hayat Tahrir al-Sham (HTS), grup islamist i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, i cili rrëzoi nga pushteti presidentin sirian, Bashar al-Assad, në dhjetor të vitit 2024.

Abdul Jashari ishte i sanksionuar nga SHBA-ja që nga viti 2016. Sipas vendimit të Thesarit, ai ishte sanksionuar si këshilltar ushtarak dhe njëri nga liderët e Al-Nusrës, degë e Al-Kaidës në Siri.

Ai gjithashtu kishte ndihmuar në mbledhjen e fondeve për familjet e luftëtarëve të Nusrës.Më 24.08.2026, Departamenti Amerikan i Thesarit publikoi përditësimet në listën e personave që janë shtuar ose larguar nga lista e sanksioneve.

Në mesin e personave të larguar nga kjo listë është edhe Abu Qatada al-Albani. Krahas tij, nga lista janë larguar edhe persona të tjerë të lidhur me konfliktin në Siri dhe Irak.

Në njoftimin e Departamentit Amerikan të Thesarit thuhet se, në përputhje me premtimin e Presidentit Donald Trump për të lehtësuar sanksionet ndaj Sirisë, Departamenti Amerikan i Shtetit ka anuluar përcaktimin e Sirisë si sponsor shtetëror të terrorizmit.

Shtetet e Bashkuara në korrik të 2025, kishin njoftuar se organizatën Hayat Tahrir al-Sham (HTS), të njohur edhe si Fronti Al-Nusra nuk e konsideronin më terroriste.HTS-ja është grup që dikur kishte lidhje me Al-Kaidën, organizatë terroriste, ndërsa në dhjetor e ka rrëzuar Qeverinë në Siri.

You Might Also Like

Cili interes është më i rëndësishëm: ai shtetëror apo ai rajonal me agjenda eksplicite panetnike?

Evropa mbetet pa ujë, Maqedonia nuk duhet të presë

Strasburgu i tha “jo” edhe një kandidati nga lista e kandidatëve të propozuar nga Maqedonia për gjyqtar në GJEDNJ

Ditën historike e përmbyllëm me një kafe me Kurtin

Qeveria ka 77 milionë euro nga Agjencia e Punësimit për shpëtimin e pensioneve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nisma “BRIDGE2EU”, Ibrahimaj: Sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, mundësi financimi nga BE
Next Article Ish‑kryeministri Kovaçevski kundër Filipçes: Mesazhe të ndryshme për data qendrat
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Cili interes është më i rëndësishëm: ai shtetëror apo ai rajonal me agjenda eksplicite panetnike?
Maqedoni TOP LAJM
Fidan: Shpërbërja e SDF-së, e mirëpritur nëse zbatohet në terren
Bota
Tërmeti me magnitudë 5.1 shkakton evakuime në Bogota dhe Bucaramanga
Bota
Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?