By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nisma “BRIDGE2EU”, Ibrahimaj: Sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, mundësi financimi nga BE
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Nisma “BRIDGE2EU”, Ibrahimaj: Sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, mundësi financimi nga BE
Shqipëri

Nisma “BRIDGE2EU”, Ibrahimaj: Sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, mundësi financimi nga BE

admin
Last updated: 26/08/2026 13:53
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 26 gusht, argument.mk/ – Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në bashkëpunim me Brain Nest Institute, ka lançuar nismën BRIDGE2EU – Nga Potenciali Lokal drejt Mundësive Evropiane, e cila synon të mbështesë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) shqiptare në orientimin dhe aksesin ndaj mundësive evropiane të financimit dhe zhvillimit.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj tha se, programi është ndërtuar mbi nevojat konkrete të bizneseve, duke i ndihmuar ato të identifikojnë mundësitë e financimit dhe instrumentet evropiane që lidhen me objektivat e tyre të zhvillimit.

Në kuadër të nismës do të zhvillohen 4 workshope, ku NVM-të pjesëmarrëse do të njihen me programet dhe instrumentet e financimit të BE-së, Single Market Programme, mundësitë e cascade funding dhe instrumentet financiare për bizneset.

Programi përfshin gjithashtu informacion mbi mundësitë në inovacion, digjitalizim dhe tranzicionin e gjelbër, si dhe orientim për kërkimin dhe aplikimin në thirrjet e BE-së dhe identifikimin e partnerëve të përshtatshëm.

Një tjetër komponent i BRIDGE2EU është mbështetja për përgatitjen e një Concept Note për një projekt konkret të biznesit.

Ibrahimaj u bëri thirrje NVM-ve të interesuara të plotësojnë formularin e regjistrimit dhe identifikimit të nevojave. Afati i aplikimit është 6 shtator 2026.

Nisma synon të krijojë një urë më të drejtpërdrejtë mes potencialit të bizneseve shqiptare dhe mundësive të financimit dhe zhvillimit që ofrohen në nivel evropian.

 

You Might Also Like

Arrestimi i Agasit, protestuesit ndalojnë te Policia e Tiranës

Rritet prodhimi i energjisë së pastër – INSTAT: 20 përqind e energjisë së prodhuar, nga dielli dhe era

Skandali i spiunazhit, Spahiu: Kosova dhe Shqipëria të arrestojnë politikanët që financohen nga shërbimet sekrete antishqiptare

Ministria e Shëndetësisë: 70 kredi pa interes për mjekët dhe infermierët

Strehim social për çiftet dhe familjet e reja! Zv.kryeministrja Koçiu prezanton planin “Shqipëria Sociale”, ja për çfarë bëhet fjalë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Viti i ri akademik nis më 5 tetor, Kumbaro: Universitetet me hapësira të reja dhe moderne
Next Article Hiqet nga Lista e Zezë e SHBA-së shqiptari nga Maqedonia e Veriut i njohur si Abu Qatada al-Albani
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Cili interes është më i rëndësishëm: ai shtetëror apo ai rajonal me agjenda eksplicite panetnike?
Maqedoni TOP LAJM
Fidan: Shpërbërja e SDF-së, e mirëpritur nëse zbatohet në terren
Bota
Tërmeti me magnitudë 5.1 shkakton evakuime në Bogota dhe Bucaramanga
Bota
Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?