By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Hita takim me homologë nga rajoni: Thellojmë bashkëpunimin kundër krimit ndërkufitar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Hita takim me homologë nga rajoni: Thellojmë bashkëpunimin kundër krimit ndërkufitar
KosovëMaqedoniShqipëri

Hita takim me homologë nga rajoni: Thellojmë bashkëpunimin kundër krimit ndërkufitar

admin
Last updated: 14/05/2026 09:31
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 14 maj Zhurnal.mk – Gjatë konferencës mbi rezultatet e Taskforcës së Përbashkët për Migracionin, që u zhvillua në Kosovë, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi takime me homologët e Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe me përfaqësues të lartë të agjencive ligjzbatuese të Mbretërisë së Bashkuar.

Gjatë takimeve me drejtuesit e policive të rajonit, u diskutua forcimi i bashkëpunimit operacional dhe koordinimit ndërkufitar, me në fokus reagimin e koordinuar në kohë reale kundër fenomeneve kriminale, si dhe për thellimin e hetimeve dhe operacioneve të përbashkëta për goditjen e grupeve kriminale ndërkufitare.

Drejtuesit ranë dakord gjithashtu për shtimin e sporteleve dhe burimeve njerëzore në pikat e kalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, me qëllim garantimin e lëvizjes së lirë dhe një shërbimi më cilësor për qytetarët gjatë sezonit turistik apo situatave me fluks të lartë lëvizjesh.

Hita u takua edhe me zëvendësdrejtoren e Inteligjencës në Home Office të Mbretërisë së Bashkuar, Vikki Pullen, si dhe me zëvendësdrejtorin e Komandës së Sigurisë Kufitare, Jack Joseph.

Gjatë takimit, Hita rikonfirmoi angazhimin dhe vendosmërinë e Policisë së Shtetit për thellimin e bashkëpunimit me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare.

Nga ana e tyre, zyrtarët britanikë vlerësuan rezultatet konkrete të arritura në kuadër të Taskforcës së Përbashkët për Migracionin dhe e cilësuan Policinë e Shtetit një partner kyç dhe të besueshëm në përballimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë.

You Might Also Like

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje

Analiza/ A është veriu i Kosovës gati për reduktimin e KFOR-it?

Buçkovski: Konflikti i 2001-shit, s’filloi vetëm për të drejtat e shqiptarëve, por edhe për ndarjen e Maqedonisë

Spitalet në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip nuk do të ndërtohen me kredinë britanike, por me kredi nga Banka Botërore dhe BEI

PDK i drejtohet sërish Deharit për vazhdimin e seancës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kuvendi në seancë plenare, gjashtë interpelanca me Ramën dhe ministrat
Next Article “Albania Open” në parashutë, Rama: Vlora trampolinë për promovimin e Shqipërisë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje
Maqedoni TOP LAJM
Objekti i panjohur shkel hapësirën ajrore të Moldavisë
Bota
Letonia kërkon 7 miliardë euro nga BE-ja për të përballuar pasojat e luftës së Rusisë
Bota
Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?