By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kuvendi në seancë plenare, gjashtë interpelanca me Ramën dhe ministrat
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Kuvendi në seancë plenare, gjashtë interpelanca me Ramën dhe ministrat
Shqipëri

Kuvendi në seancë plenare, gjashtë interpelanca me Ramën dhe ministrat

admin
Last updated: 14/05/2026 09:29
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 14 maj Zhurnal.mk – Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancë plenare, ku në rend të ditës është fillimisht një mocion me debat për problematikat e konstatuara nga raporti vjetor i Departamentit të Shtetit për klimën e investimeve në Shqipëri dhe gjetjet e progresraportit të Komisionit Evropian.

Më tej rendi i ditës vijon me diskutimet për projektrezolutën “Për procesin e anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian”.

Seanca plenare vijon me një interpelancë me Kryeministrin Edi Rama, kërkuar nga deputeti Tritan Shehu, për publikimin e një editoriali në median gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung në bashkautorësi me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Seanca vijon me interpelancën me zëvendëskryeministren Albana Koçiu, kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri, lidhur me miratimin e lejes së ndërtimit në Rrjoll të Shkodrës.

Më pas seanca vijon me interpelancën me Ministrin e Financave, Petrit Malaj, kërkuar nga deputeti Enno Bozdo, lidhur me rritjen e çmimeve të energjisë, veçanërisht naftës dhe derivateve të saj nga lufta në Iran.

Seanca vijon me interpelancën me ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, kërkuar nga deputeti Erion Braçe për trajtimin e kafshëve të shoqërimit-shtëpiake, të braktisura, prej njësive të pushtetit vendor.

Deputeti Erion Braçe ka kërkuar një tjetër interpelancë me ministrin e Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, për organizimin dhe funksionimin, trajtimin e shërbimit zjarrfikës në Republikën e Shqipërisë.

Seanca vijon me një tjetër interpelancë me ministrin e Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri lidhur me aktivitetin kriminal të mashtrimit përmes Qendrave të Thirrjeve (Call Centers).

You Might Also Like

Po riparonin skafin në Porto Palermo, benzina merr flakë dhe plagos katër persona

Njësi e re në Policinë e Shtetit për Krimet Mjedisore, Lamallari: Për Policinë, zjarri nuk përfundon kur fiket

Fluks i lartë në hyrje përmes Portit të Vlorës, mbi 1,300 pasagjerë mbërrijnë brenda ditës

Tatimet shtojnë kontrollet ndaj tregtisë online, në fokus formalizimi dhe konkurrenca e ndershme

AMA: 79 marrëveshje për përsëritjen e shërbimeve audiovizive, nuk ka prova për kufizim të konkurrencës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Moti të enjten, vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit
Next Article Hita takim me homologë nga rajoni: Thellojmë bashkëpunimin kundër krimit ndërkufitar
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje
Maqedoni TOP LAJM
Objekti i panjohur shkel hapësirën ajrore të Moldavisë
Bota
Letonia kërkon 7 miliardë euro nga BE-ja për të përballuar pasojat e luftës së Rusisë
Bota
Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?