By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Hitchcocku ishte plak i keq, por ende i shoh filmat e tij
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > Hitchcocku ishte plak i keq, por ende i shoh filmat e tij
Kulturë

Hitchcocku ishte plak i keq, por ende i shoh filmat e tij

admin
Last updated: 25/03/2024 13:59
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Nga: Simon Heffer / The Daily Telegraph
Përkthimi: Telegrafi.com

Pothuajse të gjithë filmat nga periudha amerikane e Alfred Hitchcockut – e cila filloi në vitin 1939 – nuk janë të kënaqshëm për mua. Derisa filmat që kishte bërë në Angli – si The 39 Steps (1935) dhe The Lady Vanishes (1938) – shfaqin një stil të matur, filmat e tij amerikanë duket se mbështeten më shumë në reputacionin fatkeq të regjisorit si plak i keq, dhe nga ideali i tij i fetishizuar për biondet perfektë si Grace Kelly apo Tippi Hedren. Disa më duken të neveritshëm – Psycho (1960) mbi të gjitha. The Birds (1963), i cili dëshmon për një shpikje të madhe, është padyshim më i miri nga filmat e tij të mëvonshëm.

Por, prodhimi i katërt hollivudian i Hitchcockut, Suspicion (1941), është shumë i mirë. Duke pasur një trupë të fortë britanike – Cedric Hardwicke, May Whitty dhe Leo G Carroll mes tyre – Joan Fontaine luajti si Lina McLaidlaw, në rolin e anglezes së re të pafajshme që është e bija e një gjenerali. Në tren, këmba e saj preket nga një i huaj, nga Johnnie Aysgarth të cilin e luan Cary Grant. Aysgarth është i dyshimtë: i shthurur, rrezaton karakterin e një burri që ka telashe me gra. Së shpejti mësojmë se ka edhe probleme financiare, për të cilat shpejt kupton se lehtësisht mund të korrigjohen nga familja e kamur McLaidlaw. E dëshmon këtë duke u futur në një balo të organizuar nga gjenerali dhe duke gënjyer se si arriti aty.

Fati e shtyn McLaidlawin në martesë me Aysgarthin: çdo kockë oportuniste në trupin e tij zbulon shpërdorimin ndaj saj, pasi ajo dëgjon prindërit që thonë se nuk ka gjasa të martohet ndonjëherë. Ua dëshmon se e kanë gabim, duke ikur me Aysgarthin, pavarësisht se ishte shumë e arsyeshme për të mos e pasur asnjë dyshim ndaj tij. Prindërit janë të tmerruar; dhe, vetëm pas kthimit të çiftit nga muaji luksoz i mjaltit, McLaidlaw e kupton se i shoqi jo vetëm që nuk ka para, porse nuk e ka asnjë mjet për të fituar dhe se është kumarxhi.

Rritet ligësia e Aysgarthit: shkon të punojë te një kushëri që ishte agjent i pasurive të patundshme, por vjedh, shkarkohet dhe kërcënohet me ligj nëse nuk e kthen borxhin (asgjë nuk i thotë gruas së vet). I shet dy antikitete të cilat babai i saj ua kishte bërë dhuratë martese. E ka një mik torollak, Beaky (rolin e të cilit e luan një tjetër aktor i njohur anglez, Nigel Bruce), të cilin e lidh në një marrëveshje pronësie dhe i cili vdes në rrethana të dyshimta. Më pas, në atë që ndihet si çlirim i bekuar, gjenerali vdes, por Aysgarth mëson se ai nuk i ka lënë para vajzës së vet. Ajo, duke mos qenë budallaqe, vë në dukje zhgënjimin e tij dhe fillon të dyshojë se po planifikon ta vrasë për shkak të sigurimit të saj jetësor.

Me devijime nga libri mbi të cilin u bazua filmi, Hitchcocku sajoi një zgjidhje të paqartë dhe pretendoi se studioja e detyroi ta bënte këtë. Grant, i cili e ofroi lojë të shkëlqyer si njeri i keq, ishte vlerë e çmuar dhe nuk donin që aura e tij të dëmtohej duke e paraqitur si vrasës të pashpirt. Hitchcocku i trajtoi mirë këto kërkesa. Sot, gati një shekull pas, Suspicion ende të mbërthen. 

You Might Also Like

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

LUTJE DASHURIE

Dy shkrimtarë shqiptarë nderohen me çmime në Bari të Italisë

Sot është ditëlindja e Nexhmije Pagarushës

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori Ilir Shkurti, para tre muajsh festoi 68 vjetorin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nëse shkarkohet nga Man United, tri klube presin menjëherë angazhimin e Ten Hag
Next Article Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?