By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Hoti: Për pesë vite nuk është bërë asgjë konkrete për hekurudhën Prishtinë-Durrës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Hoti: Për pesë vite nuk është bërë asgjë konkrete për hekurudhën Prishtinë-Durrës
Kosovë

Hoti: Për pesë vite nuk është bërë asgjë konkrete për hekurudhën Prishtinë-Durrës

admin
Last updated: 01/06/2026 10:38
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 01 qershor, Zhurnal.mk – Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Abdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë Kurti për, siç ka thënë ai, braktisjen e integrimit kombëtar me Shqipërinë dhe mungesën e bashkëpunimit konkret ndërmjet dy vendeve.

“Ka tri vjet që nuk mbahet asnjë mbledhje e përbashkët mes dy qeverive, duke bllokuar mekanizmin konkret për adresimin e çështjeve në bashkëpunim mes dy vendeve. Për pasojë, ka ngecur integrimi ekonomik, arsimor, kulturor dhe shëndetësor. Potenciali i madh që ekziston mes Kosovës dhe Shqipërisë po mbetet i pashfrytëzuar për shkak të mungesës së vullnetit politik”, ka shkruar Hoti.

Sipas tij, në energji është harruar projekti i përbashkët hidroenergjetik që do të mundësonte një sistem të integruar energjetik, ndërsa në bujqësi nuk është bërë asnjë hap serioz drejt krijimit të një tregu të përbashkët dhe koordinimit të prodhimit.

Ai ka thënë se në turizëm nuk ka strategji për lidhjen e turizmit bregdetar të Shqipërisë me turizmin malor dhe rural të Kosovës, ndërsa në arsim lëvizshmëria e studentëve dhe stafit akademik mbetet minimale.

“Në kulturë, është braktisur plotësisht agjenda e përbashkët kulturore shqiptare, e cila duhej jo vetëm të vazhdonte, por të zgjerohej edhe me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Malin e Zi”, ka deklaruar ai.

Hoti ka thënë se dështimi më i dukshëm mbetet infrastruktura strategjike, duke përmendur hekurudhën Prishtinë-Durrës.

“Për pesë vite me radhë, Qeveria Kurti ka folur për hekurudhën Prishtinë-Durrës si një projekt madhor kombëtar. Pas pesë vitesh qeverisje, nuk ka asgjë konkrete. Nuk është vendosur asnjë metër binar. Projekti vazhdon të mbetet vetëm në deklarata dhe prezantime”, ka shkruar ai.

Sipas Hotit, qeveria e ardhshme duhet t’i rikthehet bashkërendimit të politikave dhe projekteve me Shqipërinë, duke rikthyer mbledhjet e përbashkëta të qeverive dhe duke intensifikuar bashkëpunimin në të gjitha fushat.

“Integrimi kombëtar nuk ndërtohet me slogane patriotike, konferenca për shtyp dhe postime në rrjete sociale. Ai ndërtohet me projekte konkrete, me institucione funksionale dhe me rezultate të matshme. Pikërisht këto kanë munguar gjatë këtyre pesë viteve”, ka deklaruar Hoti.

You Might Also Like

Hapet aplikimi për rreth 20 mijë maturantë për testin e Maturës Shtetërore

Haxhiu: Fëmijët kanë nevojë për 365 ditë vëmendje, mbrojtje por po ashtu edhe për kujdes

Java Olimpike 2026 nis me aktivitete për fëmijë, Rama: Hapja e Lojërave Mesdhetare do të mbahet në Prishtinë

MINT hap thirrjet për bizneset, 40 kompani përfituese me 1 milion euro

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm
Next Article VLEN: Edhe Bilen Saliji nuk e zgjidhi çështjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?