By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN: Edhe Bilen Saliji nuk e zgjidhi çështjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN: Edhe Bilen Saliji nuk e zgjidhi çështjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe
Maqedoni

VLEN: Edhe Bilen Saliji nuk e zgjidhi çështjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe

admin
Last updated: 01/06/2026 10:55
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 1 qershor, Zhurnal.mk – Koalicioni VLEN ka reaguar ndaj kritikave të BDI-së lidhur me çështjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, duke akuzuar ish-ministrat e Drejtësisë nga kjo parti se për vite me radhë nuk kanë arritur të sigurojnë realizimin e kësaj kërkese.

Në reagimin e tyre, nga VLEN thonë se përgjegjësia për moszgjidhjen e këtij problemi nuk bie vetëm mbi një emër, por mbi disa ministra të Drejtësisë që kanë drejtuar dikasterin në periudha të ndryshme. Sipas tyre, krahas emrave si Blerim Bexheti, Adnan Jashari dhe Valdet Xhaferi, pjesë e kësaj liste është edhe ish-ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji.

VLEN vlerëson se gjatë mandatit të Salijit nuk është bërë asnjë hap konkret për mundësimin e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, pavarësisht se ai ka pasur mundësinë ta adresojë këtë çështje si ministër i Drejtësisë.

Në reagim përmendet edhe dorëheqja e Salijit pas rastit të të ndjerit Almir Aliu, për të cilën VLEN pretendon se është paraqitur nga BDI-ja si akt moral, ndërsa kritikon faktin se ai më pas ka vazhduar të mbajë pozita publike.

Koalicioni opozitar ndaj BDI-së thekson se ish-ministri duhet të sqarojë pse gjatë kohës sa drejtonte Ministrinë e Drejtësisë nuk është avancuar procesi për organizimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Nga VLEN shtojnë se qytetarët dhe studentët shqiptarë presin zgjidhje konkrete për këtë çështje dhe se, sipas tyre, zgjidhja do të vijë përmes nismave që aktualisht po ndërmerren nga përfaqësuesit e këtij koalicioni në qeveri.

You Might Also Like

Të burgosurit në aksion, do të pastrojnë rrugët magjistrale dhe rajonale në mbarë vendin

Ali Ahmeti mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 15 Korrikut në Ambasadën e Turqisë në Shkup

Kasami: 15 Korriku simbolizon qëndresën e popullit turk për demokracinë

Përfaqësuesit e VLEN-it takohen me IRI-n, në fokus proceset demokratike dhe bashkëpunimi institucional

Gati 6 në 10 gra të reja marrin informacione shëndetësore nga influencuesit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Hoti: Për pesë vite nuk është bërë asgjë konkrete për hekurudhën Prishtinë-Durrës
Next Article Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Të burgosurit në aksion, do të pastrojnë rrugët magjistrale dhe rajonale në mbarë vendin
Maqedoni TOP LAJM
Ali Ahmeti mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 15 Korrikut në Ambasadën e Turqisë në Shkup
Maqedoni
Kasami: 15 Korriku simbolizon qëndresën e popullit turk për demokracinë
Maqedoni
Përfaqësuesit e VLEN-it takohen me IRI-n, në fokus proceset demokratike dhe bashkëpunimi institucional
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?